
Carlo Ancelotti i ka tashmë më të mirët në dispozicion.
Gareth Bale ka lënë prapa shqetësimet që e lanë jashtë fushave për pothuajse dy muaj.
Belgu është stërvitur me ekipin dy ditë para ndeshjes me Rayo Vallecanon.
Nëse s’do të jetë i gatshëm për këtë takim, ai do të jetë 100% për sfidat pas ndeshjeve të kombëtareve, gjithmonë nëse Bale nuk lëndohet me Uellsin.
Kjo do të thotë se Ancelotti, që ka pasur vështirësi së fundmi në zgjedhjen e 11-shes shkaku i numrit të madh të lojtarëve, do të shtohen kokëdhimbjet edhe më shumë për të se me kë të startojë e kë të ulë në stol.