Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Kodi etikës/ 7 rastet kur Rama me ministrat kanë treguar babëzinë përballë luksit

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Kodi etikës/ 7 rastet kur Rama me ministrat kanë treguar babëzinë përballë luksit
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e parë të punës, kryeministri Rama kërkoi nga ministrat e tij të bëjnë një jetë modeste larg luksit, qejfeve dhe kënaqësive që pushteti ia ofron në mënyra të ndryshme.

Kodi i Etikës, që ishte në qendër të fjalimit të Ramës në mbledhjen e parë të qeverisë, parashikon dorëzimin e dhuratave në institucionet respektive, mospërdorimin e makinave për familjarët, shmangien e festave, drekave e darkave të organizuara me paratë e ministrive, deri te ndalimi i frekuentimit të kafeneve dhe të restoranteve gjatë ditëve të punës.

Kryeministri foli për zyrtarë të shtetit që ‘postojnë pa gajle momente të hareshme këndelljesh turistike’ që sipas tij e bëjnë të neveritshme figurën e zyrtarit të shtetit.

Nuk është hera e parë që Rama flet për Kodin Etik, i cili i fton ministrat dhe ministret drejt një stili jetese sa më modest, që i përbuz kënaqësitë e ditës për hir të një qëllimi madhor dhe që sipas vetë Ramës, është shërbimi ndaj qytetarëve. Por thirrja e tij vjen si paradoks, në mos është bërë sa për të larë gojën. Sepse vetë Rama, njësoj si ministrat e tij, kanë dhënë prova në 8 vitet e shkuara që janë të dobët përballë të mirave dhe privilegjeve që ofron pushteti.

Lapsi.al sjell më poshtë disa raste, kur pushtetarët kanë habitur jo thjesht shpërfaqjen e luksit, por edhe me pakujdesinë me të cilën e kanë reklamuar atë.

Image

1) Darka tek Nusreti

Darka e ministrave dhe zyrtarëve të një prej vendeve më të varfër në Europë, në një nga restorantet më të famshme dhe më të shtrenjtë të botës mund të konsiderohen emblema e sjelljes së neveritshme të zyrtarit shtetëror, për të cilën Rama foli gjatë mbledhjes së qeverisë. Por dy prej ministrave që ishin në darkë, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku janë sërish në qeverinë e re.

Image

2) Para se të emërohej ministre në qeveri, Belinda Balluku ishte në krye të Albcontroll, agjensia që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare. Balluku është një emër jo pak i lakuar, pasi pak kohë më parë ajo u akuzua për keqpërdorimin e fondeve të Albcontroll-it. Në një rast institucioni i drejtuar prej saj u konstatua se kishte paguar 66 milionë lekë për të trajnuar dy anëtarë të stafit. Ndërkohë një javë para se ajo të largohej, në media u publikuan video dhe foto që tregonin një ambient të dekoruar me kujdes, me balerina të ngjashme me veshje karnavalesh, ku stafi i Albcontrol ka festuar deri në orët e para të mëngjesit. Ishte hoteli me 5 yje në Tiranë ‘Plaza Hotel’.

Image

3) Një tjetër skandal që habiti për nga grykësia e një zyrtari të lartë shtetëror ishte ai i Arbjan Maznikut, zv.kryetar i Bashkisë dhe Ditjon Baboçit, drejtori i Planifikimit Urban pranë këtij institucioni. Të dy kishin qëndruar në një hotel me pesë yje në Barcelonë, të paguar nga biznesmeni Shkëlqim Fusha. Ai pagoi dy netët e këtyre dy zyrtarëve që kushtonin 1816 euro në total, por me t’u kthyer në Tiranë, edhe Mazniku, edhe Baboçi mbushën faturat e dietave dhe morën nga Bashkia e Tiranës edhe shpenzimet e hotelit me 1465 euro në total.

Image

4) Në gusht të vitit 2019, Faktoje.al publikoi disa fatura të një hoteli në Bruksel, ku kishte qëndruar ish Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në një prej udhëtimeve të saj të punës, nga data 19 deri në 21 qershor të vitit 2018, Gjonaj kishte paguar 1320 euro për dy netë ose 660 euro nata në ‘The Hotel Brussels’. Nata e shtrenjtë e ministres shkaktoi një furtunë në rrjetet sociale, megjithatë vetë Rama e justifikoi, kur iu përgjigj një komentuesi në rrjetet sociale duke i thënë: ‘e ke gabim krejt kete punen e kilometrave hotele dhe çka ke ngrene ne ate kazan ku e gjetur, eshte gjelle e prishur’.

Image

5) Makina tip BMW e ish-Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ngriti dyshime të forta për një aferë korruptive për shkak të denoncimit në portale, që raportuan se mjeti i ri kushtonte 100 milion lekë. Vetë Llëshaj u justifikua se makina kushtonte 49 mijë euro, një shumë që sipas tij ishte normale për makinën që duhet të transportojë të ndenjurat e një ministri.

Image

6) Gjatë fushatës zgjedhore, por jo vetëm ministrat e Mbrojtjes janë akuzuar vazhdimisht se kanë përdorur helikopterët për udhëtime nga njëri qytet në tjetrin. Olta Xhaçka u filmua duke hipur në helikopterin e ushtrisë për të udhëtuar nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas për takimet e fushatës. Në reagimin e saj, ajo tha se ishte e zakonshme për ministren të lëvizte me helikopter. Për kryeministrin Rama, udhëtimet me helicopter janë po ashtu të zakonshme. Gjatë kësaj vere, kur zjarret po digjnin sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh, Rama përdori helikopterin e vetëm në dispozicion të FA për të udhëtuar nga Himara në Malësinë e Madhe dhe anasjelltas.

Image

7) Vetë Rama nuk është imun ndaj luksit, qejfeve dhe kënaqësive që i ofron posti. Në vitin 2018, ai udhëtoi me çarter drejt Italisë për të parë ndeshjen Juventus-Lazio. Më pas, zyra e tij e komunikimit shpjegoi se udhëtimi ishte kryer me avionin e Lazios. Një rast tjetër ka qenë gjatë pandemisë, kur kryeministri Rama udhëtoi drejt Francës me çarter në një kohë kur mijëra qytetarë shqiptarë u bllokuan jashtë kufijve për shkak të rregullave të reja të pandemisë. ‘E turpshme akuza për udhëtimin 24orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!’ shkruajti zëdhënësi i tij Endri Fuga, që megjithatë nuk specifikoi se për çfarë pune kishte qenë Rama në Paris.

/Lapsi.al

Lexo po ashtu

Shqiptari kapet në Mal të Zi me makinën plot me drogë, merr të largohet shkel policin në postbllok
RAJONI & BOTA

Shqiptari kapet në Mal të Zi me makinën plot me drogë, merr të largohet shkel policin në postbllok

50 minuta më parë
Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini
RAJONI & BOTA

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

5 orë më parë
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës
RAJONI & BOTA

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

5 orë më parë
Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus
RAJONI & BOTA

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

5 orë më parë
Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro
RAJONI & BOTA

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

5 orë më parë
Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim
RAJONI & BOTA

Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim

8 orë më parë
Shqiptari kapet në Mal të Zi me makinën plot me drogë, merr të largohet shkel policin në postbllok
RAJONI & BOTA

Shqiptari kapet në Mal të Zi me makinën plot me drogë, merr të largohet shkel policin në postbllok

20 Mars, 2023

Kosova.info - Shqiptari kapet në Mal të Zi me makinën plot me drogë, merr të largohet shkel policin në postbllok...

Read more
moti

Parashikimi i motit për nesër, pritet të ketë reshje shiu

20 Mars, 2023
Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

20 Mars, 2023
Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

20 Mars, 2023
Lutfi Haziri

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.