Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon një sesion informues rreth implementimit të masave të fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit.
Qeveria e Kosovës, e ka riorientuar fokusin e ekonomisë drejt prodhimit e eksportit, drejt rritjes së punësimit të por edhe drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike.
Bëhet e ditur se kësisoj ditë më parë, me qëllim të forcimit të pozitës se prodhuesit vendor në treg, kryeministri Abin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati prezantuan operacionalizimin e masës 2.1 – Mbështetja për kredi investive dhe masës 2.4 – Rritja e eksportit.
“Miratimi i këtyre dy masave synon që ekonomia vendore të fokusohet në prodhim e eksport, ashtu që të kemi rritje ekonomike të qëndrueshme, e cila ju bën ballë lëkundjeve të tregut të jashtëm. Se çka janë konkretisht këto masa dhe cilat janë përfitimet e drejtpërdrejta të prodhuesve nga këto masa, ky është edhe qëllimi i këtij organizimi. Prezent do të jetë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati”, bën me dije OAK, transmeton Klankosova.tv.
Sesioni informues do të mbahet të hënën më 8 nëntor duke filluar nga ora 14:00,