Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, stafi shëndetësor përballet me vështirësi në ofrimin e shërbimit të tyre për pacientët.
Siç shihet në pamjet që lexues të klankosova.tv, kanë dërguar, ambientet e emergjencës janë thuajse vështirë të shfrytëzueshme.
Në njërën prej dhomave të veçuara për trajtim të pacientëve të rasteve emergjente, ka mungesë dritareje për të depërtuar ajri, njëra siç tregojnë pamjet, është me defekt, derisa brenda disa hapësirave madje nuk ka të vendosur as klimë kondicionimi.
Tutje qysh në derën hyrëse të emergjencës, vërehet dëmtim i rëndë i xhamit, ndërkaq dhe në pjesën tjetër të saj shihet hapësirë tërësisht e pluhurosur.