Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Këto janë pagat mesatare në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Bosnje e Mal të Zi

lajmim.com nga lajmim.com
2 javë më parë
në EKONOMI
A A
Këto janë pagat mesatare në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Bosnje e Mal të Zi
Share on FacebookShare on Twitter

Tri vitet e fundit pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Kosovë e Shqipëri, duke thelluar diferencën mes të ardhurave që merr një punonjës në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinën, në krahasim me një shqiptar.

Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka raportuar të dhënat deri në fund të vitit 2021, me pagën mesatare që ishte 484 euro, duke e bërë atë së bashku me Shqipërinë dy vendet që i paguajnë më pak punonjësit e tyre.

Paga mesatare bruto për këto vende luhatet midis 800-900 euro në muaj, nga rreth 520 euro që është mesatarja në Shqipëri, ose mesatarisht rreth 40% më e lartë.

Monitor ka përpunuar të dhënat zyrtare të instituteve statistikore të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, dhe Bosnjë Hercegovinës për pagat mesatare mujore bruto, të cilat janë të disponueshme deri në shtator të vitit 2022. Ndërsa Kosova, të dhënën e fundit të disponueshme ka fundin e 2021-t.

Kjo pagë është krahasuar në vlerë nominale (e paindeksuar me inflacionin) me tremujorin e tretë 2019, përpara fillimit të pandemisë.

Mali i Zi ka pagën e dytë mesatare më të lartë në rajon, me 885 euro në muaj në fund të tremujorit të tretë 2022, ndonëse diferenca me vendet e tjera është ngushtuar, për shkak të rritjes më të ngadaltë (me rreth 14% nga shtatori 2019), sipas Zyrës së Statistikave të Malit të Zi.

Serbia është vendi i rajonit që i ka rritur më shumë pagat gjatë kësaj periudhe, me 39%, duke i çuar 880 euro në fund të shtatorit 2022, sipas Zyrës së Statistikave të Republikës së Serbisë.

Në Maqedoninë e Veriut, një punonjës paguhet mesatarisht gati 780 euro, ose 29% më shumë sesa në shtator 2019, raporton zyra e Statistikave të Maqedonisë së Veriut.

Rritje e lartë e pagave është shënuar dhe në Bosnjë Hercegovinë, duke arritur në 893 euro, më e larta në rajon, me zgjerim 24% nga tremujori i tretë 2019, sipas Agjencisë së Statistikave të Bosnjë Hercegovinës.

Në Shqipëri, paga mesatare e një punonjësi ishte 522 euro në shtator 2022, nga 440 tre vjet më parë, me një rritje prej rreth 19%, sipas INSTAT.

Lexo po ashtu

Kosva dhe Hungaria të përkushtuara për bashkëpunim ekonomik
EKONOMI

Kosva dhe Hungaria të përkushtuara për bashkëpunim ekonomik

15 orë më parë
Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë, flasin nga shoqata e naftëtarëve
EKONOMI

Berjani: Ditëve në vijim pritet të ketë rënie të çmimit të derivateve në Kosovë

22 orë më parë
Drejtori i Auditimit në Fushë-Kosovë: Na janë ulur pagat, i jemi drejtuar Avokatit të Popullit
EKONOMI

Drejtori i Auditimit në Fushë-Kosovë: Na janë ulur pagat, i jemi drejtuar Avokatit të Popullit

4 ditë më parë
Ekonomisti analizon koeficientin 105: Mashtrim që rrit varfërinë, njerëzit janë në borxhe e kredi
EKONOMI

Ekonomisti analizon koeficientin 105: Mashtrim që rrit varfërinë, njerëzit janë në borxhe e kredi

4 ditë më parë
Mustafa: Koeficienti më i vogël se 120 euro është shkatërrim i ekonomive familjare
EKONOMI

Mustafa: Koeficienti më i vogël se 120 euro është shkatërrim i ekonomive familjare

4 ditë më parë
Murati: Vlera e koeficientit prej 105 euro është e pastër, pa shtesa
EKONOMI

Murati: Vlera e koeficientit prej 105 euro është e pastër, pa shtesa

4 ditë më parë
Moti në dy ditët e ardhshme
Lajme

Java që vjen më e ftohta deri më tani e këtij dimri, do të ketë ngrica

5 Shkurt, 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme të jetë java më e ftohët deri më tani e...

Read more
Erërat e forta parashihet të vazhdojnë deri nesër

Erërat e forta parashihet të vazhdojnë deri nesër

5 Shkurt, 2023
Hyseni për VV-në: E keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë

Hyseni për VV-në: E keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë

5 Shkurt, 2023
Kanadaja mban fjalën, fillon dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë

Kanadaja mban fjalën, fillon dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë

5 Shkurt, 2023
Kushtet atmosferike “paralizojnë” lundrimin detar në Vlorë (VIDEO)

Kushtet atmosferike “paralizojnë” lundrimin detar në Vlorë (VIDEO)

5 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.