Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

KEK-ut i rrëshqet eskavatori, rrezikohen dhjetëra punëtor

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në EKONOMI
A A
KEK-ut i rrëshqet eskavatori, rrezikohen dhjetëra punëtor
Share on FacebookShare on Twitter

Pakujdesia e drejtuesve të Divizionit të Prodhimit të Thëngjillit në KEK ka bërë të ditur që eskavatori më i madh i nxjerrjes së thëngjillit të pësoj avari.

Kjo pakujdesi ka rrezikuar jetën e dhjetëra punëtorëve të këtij divizioni që kanë qenë duke punuar në ndërrimin e pasdites këtë të martë.

Avaria mësohet se ka ardhur si pasojë e gabimeve në dhënien e koordinatave dhe orientimeve nga inxhinierët e këtij divizioni. Madje fajtori kryesorë konsiderohet ushtruesi i detyrës së divizionit të prodhimit të thëngjillit.

Mëson se dëmet materiale janë miliona euro përpos ndërprerjes së nxjerrjes së thëngjillit nga eskavatori numër 8 që është edhe më i madhi në mihjet e KEK.

Edhe KEK ka konfirmuar se një pajisje në minierë ka lëvizur jashtë planit.

“Mbrëmë rreth orës 22:30, një pajisje, eskavatori 8M – bashkëlidhur në minierën e KEK-ut ka lëvizur për disa metra mbrapa jashtë planit të operimit. Intervenimi i menjëhershëm i ekspertëve të minierës ka vënë nën kontrollë këtë lëvizje duke ndërprerë punën e pajisjes, stabilizimin dhe sigurimin e saj.

Ne këtë drejtim menjëherë është formuar komisioni që të bëjë vlerësimin e ngjarjes me ç ‘rast sipas vlerësimeve preliminare nuk ka ndonjë dëmtim. Ekspertët e minierës janë duke bërë përpjekjet maksimale që kjo pajisje të kthehet në punë sot eventualisht nesër.

Vlen të theksohet se ky është vetëm njëri ndër 12 eskavatorët në djerrinë dhe qymur që janë në operim e të cilët vazhdojnë punën pa asnjë problem në prodhim të qymyrit dhe djerrinës si dhe operim normal të minierës. Për më tepër, pavarësisht kësaj ngjarje, rezervat e grumbulluara të qymyrit në deponit e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, garantojnë prodhim të energjisë elektrike pa asnjë pengesë sipas bilancit energjetik të aprovuar’, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Lexo po ashtu

Kompania e fuqishme evropiane Indaver investon në Ferizaj rreth 130 milionë euro, punëson rreth 300 punëtorë
EKONOMI

Kompania e fuqishme evropiane Indaver investon në Ferizaj rreth 130 milionë euro, punëson rreth 300 punëtorë

12 orë më parë
Kreditë konsumuese në rritje, inflacioni shqetësuesë, Trusti pa Bord e BQK-ja pa Guvernator!
EKONOMI

Kreditë konsumuese në rritje, inflacioni shqetësuesë, Trusti pa Bord e BQK-ja pa Guvernator!

15 orë më parë
Kosova.info - Çmimet e derivateve në Kosovë
EKONOMI

Kosova.info – Çmimet e derivateve në Kosovë

4 ditë më parë
Më 23 mars mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2023
EKONOMI

Më 23 mars mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2023

5 ditë më parë
Rozeta Hajdari shpalos detajet: Kam takuar 54 investitorë potencialë, janë në pritje të marrjes së tokës
EKONOMI

Rozeta Hajdari shpalos detajet: Kam takuar 54 investitorë potencialë, janë në pritje të marrjes së tokës

6 ditë më parë
Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat
EKONOMI

Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat

1 javë më parë
Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)
Lajme

Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

20 Mars, 2023

Ish-konkurrenti finalist i “Vëllait të Madh”, Artan Thaçi, është njëri prej ish-banorëve të BBVK-ës pjesëmarrës në Post Big Brother VIP...

Read more
Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

20 Mars, 2023
Lutfi Haziri

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

20 Mars, 2023
Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

20 Mars, 2023
Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.