Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

KE kundër kthimit me forcë të migrantëve në Bosnjë dhe Hercegovinë

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
KE kundër kthimit me forcë të migrantëve në Bosnjë dhe Hercegovinë
Share on FacebookShare on Twitter
Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim për pamjet e publikuara nga disa media evropiane ku shihen disa persona të uniformuar duke kthyer me dhunë migrantët nga Kroacia në Bosnje dhe Hercegovinë.

Këto pamje sipas raporteve të mediave dhe të organizatave joqeveritare, tregojnë se nga Kroacia në mënyrë të paligjshme kthehen me forcë migrantët në territorin e shtetit fqinj, ndonëse një gjë e tillë nuk është e lejuar sipas ligjeve të BE-së dhe ligjeve ndërkombëtare.

Në selinë e Komisionit Evropian kanë thënë se “janë jashtëzakonisht të shqetësuar për këto pamje dhe pohime” duke shtuar se “dhuna dhe përdorimi i forcës kundër migrantëve nuk është e pranueshme dhe duhet dënuar”.

Nga Komisioni Evropian kanë kërkuar nga Kroacia që “të hetoj këto raste dhe të ndërmarrë masa ndaj personave të përfshirë në këto vepra, nëse ato kanë ndodhur”.

Komisioni Evropian ka përsëritur disa herë se të gjitha shtetet anëtare kanë obligim që të ruajnë kufijtë e jashtëm të BE-së, dhe kjo vlen edhe për Kroacinë e cila ka kufirin tokësorë më të gjatë të jashtëm të BE-së. Por, kjo duhet të bëhet në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe të drejtat themelore të njeriut.

Dyshime të ngjashme për kthimin me forcë të migrantëve, në kundërshtim me ligjet e BE-së, ka pasur edhe për Greqinë dhe Rumaninë. Në të gjitha rastet Komisioni bën thirrje për hetime duke pohuar se ato janë “kompetencë e vendeve anëtare”.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq, ka thënë se Kroacia do të hetoj të gjitha këto dyshime dhe, nëse gjen dëshmi për shkeljen e ligjeve nga pjesëtarët e policisë së saj, do të marrë masa ndaj tyre, sipas ligjeve.

Bosnje e Hercegovina është bërë një vend ku tashmë me mijëra migrant nga vendet e ndryshme të botës janë stacionuar duke pritur momentin për të kaluar në BE.

Kroacia, një vend i ri anëtar i BE-së, ka për detyrë të parandaloj hyrjet ilegale në territorin e Bashkimit Evropian dhe ky është edhe kusht për tu bërë pjesë e zonës Schengen. Për këtë, Kroacia merr edhe ndihma financiare nga Bashkimi Evropian. Por, në selinë e Komisionit Evropian bëjnë thirrje që veprimet në zonën kufitare të jenë në përputhje me ligjet në fuqi, si ato të BE-së ashtu edhe të konventave ndërkombëtare.

Lexo po ashtu

28 të vdekur nga një shpërthim në një xhami të Pakistanit
RAJONI & BOTA

28 të vdekur nga një shpërthim në një xhami të Pakistanit

60 minuta më parë
Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard
RAJONI & BOTA

Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard

1 orë më parë
Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike
RAJONI & BOTA

Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

2 orë më parë
Boris Johnson: Putin më ka kërcënuar me vdekje
RAJONI & BOTA

Boris Johnson: Putin më ka kërcënuar me vdekje

4 orë më parë
"Jo të gjithë e mbështesin këtë luftë të çmendur": Jeta në një rajon të Rusisë
RAJONI & BOTA

“Jo të gjithë e mbështesin këtë luftë të çmendur”: Jeta në një rajon të Rusisë

5 orë më parë
Shkëmbimi i zjarrit në Nakaradë, IPK nuk dyshon në policët
RAJONI & BOTA

Shkëmbimi i zjarrit në Nakaradë, IPK nuk dyshon në policët

16 orë më parë
Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti
Lajme

Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti

30 Janar, 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, është pyetur në...

Read more
Kuvendi sot mban seancën e radhës

Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca gjatë kësaj jave

30 Janar, 2023
Presidenti kroat: Ne bashkë me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia

Presidenti kroat: Ne bashkë me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia

30 Janar, 2023
Kryetari i Rinisë së Prishtinës ka një kërkesë për kryeministrin (FOTO)

Kryetari i Rinisë së Prishtinës ka një kërkesë për kryeministrin (FOTO)

30 Janar, 2023
KFOR: E rëndësishme të përmbahemi nga provokimet dhe të kërkojmë zgjidhje përmes dialogut

KFOR: E rëndësishme të përmbahemi nga provokimet dhe të kërkojmë zgjidhje përmes dialogut

30 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.