Asamblisti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal në Skenderaj Agron Kajtazi, e ka komentuar incidentin ku është sulmuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në këtë qytet.
Kajtazi tha se ky organizim nuk është i PDK-së, por i disa nxënësve të shkollave të mesme.
Ai në Edicionin e Analizës në Klan Kosova tha se Albin Kurti i ka shkelur të gjitha parimet e politikëbërjes.
Sipas tij Kurti po trason rrugën e përçarjes së popullit.
” Realisht nuk është organizim i PDK-së. Ju e keni parë reagimin e Degës së PDK-së. Ka qenë një organizim i rastësishëm dhe spontan. Kanë qenë fëmijë kryesisht të shkollave të mesme të shkollës teknike dhe asaj profesionale që kanë rastisë që të jenë këtu”.
“Nuk e besoj. Nuk ka asnjë kërkesë edhe asnjë tendencë që t’i mbyllet dera as Albin Kurtit dhe askujt. Pa marrë parasysh se njerëzit janë të frustruar dhe mendojnë ndryshe. Kjo sepse ai po i shkelë të gjitha parimet e polikëbërjes. Kurti po trason një rrugë të përçarjes së popullit”.