Kosova ka arritur që ta nxjerrë një barazim në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen kundër Greqisë në kualifikimet për kampionatin botëror “Qatar 2022”.
Vedat Muriqi, ishte ai i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 92-të.
Por, ishin helenët ata që kaluan në epërsi në fundin e pjesës së parë.
Autor i golit ishte Anastasios Douvikas.
E pas takimit ka folur përzgjedhësi i Kosovës Bernard Challandes.
Challandes tha se se nuk është i lumtur me rezultatin por me mentalitetin e ekipit.
“Ekipi punoi shumë deri në sekondën e fundit. Ne nuk e shpëtuam një pikë, Greqia e shpëtoi një pikë. Ne luajtëm futboll, tentuam dhe luftuam. Ekipi im ka luajtur dhe ka tentuar të luajë. Ekipi tregoi mentalitet të mirë”.
“Nuk jam i lumtur me rezultatin por jam i lumtur me paraqitjen e ekipit. Në fund mund t’i them ekipit urime”.