Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Ismajli: Ne kemi arritur ta zhvillojmë Shtimen, në mandatin e ri do t’ia ndryshojmë fizionominë

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Ismajli: Ne kemi arritur ta zhvillojmë Shtimen, në mandatin e ri do t'ia ndryshojmë fizionominë
Share on FacebookShare on Twitter
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Shtimes, Naim Ismajli, përmes një video-adresimi ka shpalosur programin e tij për katër vitet e ardhshme për transformimin e Shtimes.

Duke iu drejtuar virtualisht qytetarëve të Shtimes me të cilët Ismajli ka qenë bashkë në çdo etapë të udhëheqjes dhe zhvillimit të Shtimes, ai tha se do të vazhdojë t’i ketë në fokus të qeverisjes së tij qytetarët, pa dallim.

“Në hartën politike të Kosovës, Shtimja  gjithmonë ka pasur vend të veçantë për PDK-në. Ka besuar në PDK dhe në vizionin e saj. Këtë besim të qytetarëve të Shtimes, do ta përdorim ekskluzivisht për ta, e në dobi të tyre. Jemi më të vendosur se kurrë që në Shtime, jo veç të fitojmë një mandat të ri, por të marrim përgjegjësitë e këtij mandati, për t’ia ndryshuar fizionominë Shtimes, e për t’ua përmirësuar jetën e mirëqenien qytetarëve.

Prandaj, mbështetja e qytetarëve është shumë e rëndësishme për ne, sepse ky mandat i dedikohet atyre e është mandat për ta”, tha ai.

Ismajli i ftoi qytetarët e Shtimes ta votojnë përsëri PDK-në dhe numrin 177, duke u zotuar për avancimin e shërbimeve shëndetësore në mandatin e ardhshëm, themelimin e Qendrës Komunale për Zhvillim të Projekteve Shkollore dhe Qendrës Këshillimore Komunale për Karrierë, digjitalizimin e shkollave, ofrimin e bursave për vajzat që regjistrohen në drejtimet deficitare në shkollën e mesme, si dhe finalizimin e Zonës Ekonomike në Gllavicë.

“Do të ofrojmë grante për gratë dhe të rinjtë në biznes. Do të rregullojmë infrastrukturën për tokat bujqësore. Do t’i mbështesim fermerët dhe bujqit me grante dhe subvencione. Ju siguroj se siç jemi përpjekur deri më tani, edhe nga 17 tetori, vlerësimin tonë si PDK për Shtimen, do ta shndërrojmë në vepër të qeverisjes së mirë, transparente, efikase dhe transformuese. Për Shtimen e gjelbër. Për Shtimen e pastër. Për Shtimen me hapësira rekreative. Administrata e Komunës së Shtimes në katërvjeçarin e ardhshëm do të modernizohet edhe më shumë duke ofruar shërbime edhe më cilësore për qytetarët tanë. Në mandatin e ardhshëm kemi paraparë mbështetje direkte për fushat e kulturës, rinisë dhe sportit nga thirrjet publike për subvencionim”, theksoi ai.

Ismajli ka në plan që të ndërtoj Muzeun “Masakra e Reçakut ” në Reçak, të funksionalizoj Qendrën Rinore në Shtime, të krijoj Qendrën Rekreative Sportive, të rregulloj shtegun e atletikës, çiklizmit dhe motokrosëve, për ta nxjerrë Shtimen në një tjetër nivel qeverisës, përtej ofrimit të shërbimeve cilësore dhe qeverisjes së organizuar, të cilat janë finalizuar tashmë.

“Për tërë programin e kemi të specifikuar edhe buxhetin, kemi ekip profesional dhe të dëshmuar. Andaj, me 17 tetor votoni PDK me numër 177, mua si kandidat për Kryetar, dhe listën tonë të kandidatëve për këshilltarë të Kuvendit Komunal. E kemi borxh ndaj votuesve, dhe këtë borxh do t’ua shpërblejmë qytetarëve, ndërmarrësve, bujqve, mësimdhënësve, mjekëve, sportistëve, artistëve, studentëve e punëtorëve, të rinjve e të rejave që duan perspektivë në Shtime”, përfundoi Ismajli. /Kosova.info/

Lexo po ashtu

Bieber: Vuçiq ekzagjeroi në Ohër, bëhej sikur ishte nën torturë
RAJONI & BOTA

Bieber: Vuçiq ekzagjeroi në Ohër, bëhej sikur ishte nën torturë

8 orë më parë
BE-ja dënon votimin e ligjit për shpifje nga Republika Sërpska: Hap i qartë në drejtimin e gabuar
RAJONI & BOTA

BE-ja dënon votimin e ligjit për shpifje nga Republika Sërpska: Hap i qartë në drejtimin e gabuar

8 orë më parë
Sllovakia i dërgon Ukrainës katër avionë ushtarak
RAJONI & BOTA

Sllovakia i dërgon Ukrainës katër avionë ushtarak

9 orë më parë
Drejtori i TikTok para Kongresit: Frika për rrezik të sigurisë kombëtare është skenar hipotetik
RAJONI & BOTA

Drejtori i TikTok para Kongresit: Frika për rrezik të sigurisë kombëtare është skenar hipotetik

10 orë më parë
​Aksidenti i rëndë në rrugën e Kombit ku u përmbys kamioni, vdes shoferi
RAJONI & BOTA

​Aksidenti i rëndë në rrugën e Kombit ku u përmbys kamioni, vdes shoferi

11 orë më parë
Rama në Britani, takohet me kryeministrin Rishi Sunak
RAJONI & BOTA

Rama në Britani, takohet me kryeministrin Rishi Sunak

13 orë më parë
Arjan Çani
Lajme

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, si i shpërlan trurin të huajve

23 Mars, 2023

Gazetari Arjan Çani tha për Euronews Albania se Edi Rama ka një performancë gjuhësore që i bën për vete menjëherë...

Read more
Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shkarkuar

Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shkarkuar

23 Mars, 2023
france protestat

Hollit të bashkisë së Bordeauxit i vihet zjarri në protestat për pensionet

23 Mars, 2023
Edmond Hajrizi

UBT-ja fillon versionin e ri të inteligjencës artificiale

23 Mars, 2023
Belind Këlliçi

Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit, do të jetë kandidat i PD-ës për Tiranën

23 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.