Barcelona sot luajti ndeshje miqësore me Vissel Kobe. Barça e fitoi ndeshjen dedikuar Andres Iniestës, me rezultat 2-0.
Iniesta para ndeshjes u takua me të gjithë stafin e klubit blaugran . Ndërsa, pati edhe një moment të veçantë me yllin katalan, Gavin.
Pavarësisht që ka qenë legjendë e Barcelonës, Iniesta nuk hezitoi ta kërkojë fanellën nga Gavi: “Më jep fanellën, përndryshe fëmijët e mi do të më vrasin”.