Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SHËNDETËSI

Inaugurohet Spitali për Fëmijë në QKUK

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në SHËNDETËSI
A A
Inaugurohet Spitali për Fëmijë në QKUK
Share on FacebookShare on Twitter

Është inauguruar sot Spitali për Fëmijë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në ceremoni morën pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Të pranishëm janë parë edhe ish-presidentët Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli, si dhe zyrtarë të Emirateve.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, është shprehur mirënjohëse ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, duke thënë se ky spital, është fryti i një punë disavjeçare.

”Urojmë që ky spital të jetë investimi i parë në vazhdën e investimeve të shumta që vijnë. Faleminderit nga zemra për të gjithë aleatët tanë në Emiratet e Bashkuara. Ne u jemi mirënjohës e falënderues, por mirënjohjet i gëzoni që në ditën e parë kur ju u rreshtuan pranë vendeve kur na njohët si shtet të lirë e të pavarur dhe kur 8 vite më pas i dhuruat spitalin pediatrik. Në atë vit ju vendosët që tu jepni krah Kosovës, duke ndikuar që shumë familje e të vegjlit tanë të mund të mjekohen e shërohen në modelet me të larta. Në një kapacitet prej 100 shtretërve Kosova ka një adresë për trajtim të fëmijëve tanë. Ky është fryti i një pune disa vjeçare që do të mbetet simbol i miqësisë sonë që uroj të lulëzoj çdo herë e më shumë”, tha Osmani.

Ndërsa, kryeministri i Kurti, ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas tij për kontributin e çmuar ndaj shtetit të Kosovës.

Kurti u shpreh se përveç investimit në infrastrukturën shëndetësore, ky projekt është investim direkt edhe në shëndetin e fëmijëve në Kosovë.

”U jemi mirënjohës Emirateve të Bashkuara Arabe. Vend mik që ka dhënë kontribut të çmuar. Përveçse investim në infrastrukturën shëndetësore, ky projekt është investim edhe në shëndetin e fëmijëve. Fëmijët janë qytetarët e ardhshëm të demokracisë tonë. Edhe kur kemi shkruar zotimet, edhe kur jemi në krye të shtetit. Me programin e qeverisë jemi zotuar se do të angazhohemi. Ky spital do të kontribuojë në fillimin e mirëqenies së fëmijëve të Kosovës. Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim personal shpreh falënderim për Emiratet e Bashkuara Arabe”, theksoi Kurti.

Lexo po ashtu

1 mijë e 200 pacientë në pritje për ndërhyrje, shkak mungesa e anesteziologëve
SHËNDETËSI

1 mijë e 200 pacientë në pritje për ndërhyrje, shkak mungesa e anesteziologëve

3 ditë më parë
76 raste aktive me koronavirus në Kosovë
SHËNDETËSI

76 raste aktive me koronavirus në Kosovë

3 ditë më parë
Zbuloni cilat janë 6 mënyrat e shëndetshme për t’u zgjuar në mëngjes pa ndihmën e kafes
SHËNDETËSI

Zbuloni cilat janë 6 mënyrat e shëndetshme për t’u zgjuar në mëngjes pa ndihmën e kafes

3 ditë më parë
Humbja e peshës me operacion zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme, tregon studimi
SHËNDETËSI

Humbja e peshës me operacion zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme, tregon studimi

1 javë më parë
OBSH thirrje për vdekjet nga shurupet e kollës: Veprime të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijëve
SHËNDETËSI

OBSH thirrje për vdekjet nga shurupet e kollës: Veprime të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijëve

2 javë më parë
Lista për barna esenciale gati për rishikim
SHËNDETËSI

Lista për barna esenciale gati për rishikim

2 javë më parë
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800
Lajme

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

8 Shkurt, 2023

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që preku Turqinë e Sirinë të hënën, tani është rritur në më shumë...

Read more
Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

8 Shkurt, 2023
“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

7 Shkurt, 2023
OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë

OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë

7 Shkurt, 2023
Gati 70 për qind e popullsisë siriane kishte nevojë për ndihmë humanitare përpara tërmetit

Gati 70 për qind e popullsisë siriane kishte nevojë për ndihmë humanitare përpara tërmetit

7 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.