Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

IKSHPK u shndërrua sot në instrument politik – zgjedhjet nuk guxon t’i prekë askush

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
IKSHPK u shndërrua sot në instrument politik – zgjedhjet nuk guxon t’i prekë askush
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është shndërruar në instrument të pushtetit aktual.

“Trupat e kapur – me vullnet apo presion pa dallim – në vend të shëndetësisë, kanë vendosur të merren me politikë. Rekomandimi nuk u kërkua por u dha me porosi. Ashtu siç e paralajmëroi ditë më parë pushteti, ashtu siç po i duhet sot pushtetit. Dështimi katastrofal pandemik, nuk guxon të prekë demokracinë. E kemi të shenjtë”.

“Prandaj dhe zgjedhjet nuk guxon t’i prekë askush. Vullneti i lirë qytetar është mbi çdo institucion. Suprimimi i demokracisë është kufiri që se kapërcejmë dot. Kushdo që shërben në këtë drejtim do të mbaj përgjegjësi”, është shprehur Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka theksuar se Kosova ka mbajtur zgjedhje në pandemic dhe se vendet fqinje po mbajnë zgjedhje tani.

“Një ditë zgjedhje për demokracinë është e paalternativë. Fushata është shkurtuar; KQZ është e përgatitur; data e zgjedhjeve nuk mund të ndryshojë. Të kujdesemi për shëndet, të japim shembull, të organizojmë një proces fer – por proces me 17 tetor do të ketë. Frikën e pushtetit për dështimin masiv, s’mund ta shërojmë; por demokracinë, lirinë e votës suaj, do ta mbrojmë”.

Reagimi i Abdixhikut ka të bëjë me rekomandimin e IKSHPK-së për shtyerjen e zgjedhjeve lokale.

 

Lexo po ashtu

Escobar falënderohet për marrëveshjen – por, kush e kërkoi shtyrjen e reciprocitetit, ShBA-ja apo BE-ja?
Lajme

Lajçak dhe Escobar javë tjetër në Kosovë dhe Serbi

3 minuta më parë
32 të vdekur dhe 1 mijë e 612 raste të reja me COVID-19
Lajme

Kosova i bën kërkesë zyrtare Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur – nis me Drenicën

11 minuta më parë
Kurti
Lajme

Kurti, Krasniqit: Ia plotësuat kërkesën e parë Vuçiqit – çlironi kryetarët të shkojnë në zyrë

27 minuta më parë
Kurti, Abdixhiku, Tahiri
Lajme

Kurti, Krasniqit e Abdixhikut: Arrestimin e kriminelëve ta bëjmë me koordinim a pa koordinim?

43 minuta më parë
Kurti ne kuvendd
Lajme

Kurti: Beogradi s’po e nënshkruan marrëveshjen sepse aty është njohja de-facto

51 minuta më parë
goran rakiq
Lajme

Rakiqi me “fontanë dëshirash” për qeverinë: Të lirohen të gjithë protestuesit

59 minuta më parë
Escobar falënderohet për marrëveshjen – por, kush e kërkoi shtyrjen e reciprocitetit, ShBA-ja apo BE-ja?
Lajme

Lajçak dhe Escobar javë tjetër në Kosovë dhe Serbi

2 Qershor, 2023

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për...

Read more
32 të vdekur dhe 1 mijë e 612 raste të reja me COVID-19

Kosova i bën kërkesë zyrtare Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur – nis me Drenicën

2 Qershor, 2023
Kurti

Kurti, Krasniqit: Ia plotësuat kërkesën e parë Vuçiqit – çlironi kryetarët të shkojnë në zyrë

2 Qershor, 2023
Kurti, Abdixhiku, Tahiri

Kurti, Krasniqit e Abdixhikut: Arrestimin e kriminelëve ta bëjmë me koordinim a pa koordinim?

2 Qershor, 2023
Kurti ne kuvendd

Kurti: Beogradi s’po e nënshkruan marrëveshjen sepse aty është njohja de-facto

2 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.