Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Ideja e shkëmbimit të territoreve është shumë e gjallë në Beograd

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Ideja e shkëmbimit të territoreve është shumë e gjallë në Beograd
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Al Jazeera ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe për mënyrën se si dëshiron të zgjidhë problemin me të.

Ai tha se shkëmbimi i territoreve ka vdekur si projekt, por se ideja është e gjallë në Beogradin zyrtar, përkundër se vetë nuk do ta pranonte asnjëherë, njofton Klan Kosova.

“Shkëmbimi i territoreve nuk është as zgjidhje. Do t’i bënte gjërat më keq. Unë dua zgjidhje demokratike, zgjidhje paqësore dhe shkëmbimi i territoreve është rrugë që na çon në konfliktet e të 90-ve dhe që nuk do të mbetej konflikt veç në mes Kosovës dhe Serbisë, por do shpërndahej edhe në Ballkanin Perëndimor. Unë s’e pëlqej këtë mënyrë të të bërit politikë ku presidentët apo kryeministrat mendojnë se janë monarkë të mesjetës dhe që territorin e shtetit e konsiderojnë si pronë private dhe shtetin si shtëpinë e tyre. Kështu që unë e kundërshtoj këtë model që i bën gjërat më keq se që janë. Projekti për shkëmbime territoresh përfundimisht ka dështuar, por ideja s’ka vdekur dhe është shumë e gjallë në Beograd, sepse të gjithë vendet fqinje të Beogradit si Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut që nuk janë të integruara në BE, fatkeqësisht Beogradi i konsideron shtete të përkohshme dhe duke imituar federatën ruse dëshiron t’i forcojë faktorët e vet në shtete fqinje si parashtete satelite në mënyrë që t’i bëjë fqinjët e vet jofunksionalë, por kjo s’ka gjasa të ndodhë me Republikën e Kosovës. Pavarësia e Kosovës qëndron dhe ne do të forcohemi si shtet me institucione funksionale, duke dalë nga krizat ekonomike dhe duke shkuar drejt Perëndimit, një gjë që s’e vëmë kurrë në pikëpyetje, si dhe ne aspirojmë të bashkohemi në NATO dhe BE”.

Kurti ka thënë se integrimi i serbëve të Kosovës do të ndodhë përmes ekonomisë derisa përmendi Beogradin si pengesë për këtë qëllim meqë, sipas tij, po i përdor ata për synimet e tij hegjemoniste.

Po ashtu, Kurti sqaroi edhe renditjen e prioriteteve të tij ku në tri vendet e para nuk zuri dialogun me Serbinë. Ai tha se kjo renditje ishte kërkesë dhe nevojë e qytetarëve të Kosovës edhe pse marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë janë të rëndësishme.

Lexo po ashtu

policia
Lajme

Policia: Aktualisht situata në veri është e qetë

14 minuta më parë
Recep Tayyip Erdogan
Lajme

Osmani: Bashkëpunimi në këtë kohë është përcaktues për sigurinë e përbashkët

31 minuta më parë
vjedhje parash
Lajme

Ia vodhën paratë e këmbimores në të cilën punonte

42 minuta më parë
Gabriel Escobar
Lajme

Escobar: Tensionet në Veri kanë qenë të shmangshme

52 minuta më parë
arrestimi
Lajme

Vodhi paratë e firmës, arrestohet i dyshuari

1 orë më parë
Punimet shembën dheun e një shtëpie përreth, arrestohet pronari i firmës
Lajme

Punimet shembën dheun e një shtëpie përreth, arrestohet pronari i firmës

2 orë më parë
Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë
RAJONI & BOTA

Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë

4 Qershor, 2023

Kryesuesi i OSBE-së, Ministri Bujar Osmani, ka publikuar Plan nëntë pikësh për deeskalimin dhe normalizimin e tensioneve në veri të...

Read more
policia

Policia: Aktualisht situata në veri është e qetë

4 Qershor, 2023
Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

4 Qershor, 2023
Recep Tayyip Erdogan

Osmani: Bashkëpunimi në këtë kohë është përcaktues për sigurinë e përbashkët

4 Qershor, 2023
vjedhje parash

Ia vodhën paratë e këmbimores në të cilën punonte

4 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.