Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Ibrahimi thotë se VV mund të fitojë disa komuna, nëse Kurti është pjesë e fushatës si në Podujevë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Ibrahimi thotë se VV mund të fitojë disa komuna, nëse Kurti është pjesë e fushatës si në Podujevë
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, thotë se figura e kryeministrit Albin Kurti do të jetë determinuese që Vetëvendosja të fitojë disa komuna të Kosovës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, deklaroi se vetëm nëse i pari i qeverisë merr pjesë në fushatën zgjedhore si te ajo me Shpejtim Bulliqin, Vetëvendosja mund të fitojë më shumë komuna.

“Nuk do të mund të shpërndahet në 30 e disa komuna, nuk mund ta ndajmë [Albin] Kurtin në disa komuna. Arsyeja pse e fitoi Podujevën ishte sepse [Albin] Kurti u bë pothuajse kandidati i Vetëvendosjes në Podujevë dhe këtë nuk do të mund ta bëjë në zgjedhjet lokale”.

Sipas tij, një gjë e tillë është e pamundur sepse jemi në pandemi dhe Albin Kurti tani ka përgjegjësi qeverisëse.

Ibrahimi tha se zgjedhjet e përgjithshme do të kenë një lloj efekti, por jo determinues në atë se kush do t’i fitojë zgjedhjet lokale.

“E kemi parë edhe në zgjedhjet e kaluara që kandidati është ai person që e ka atë mundësinë të lidhet me qytetarin dhe ta japë një ofertë konkrete, sepse qeverisja lokale është konkrete”.

Ibrahimi deklaron se jo domosdoshmërisht rezultati i nivelit qendror përkthehet edhe në atë lokal, siç ishin sipas tij zgjedhjet e kaluara kur AAK-ja ka pas 7-8 % në zgjedhjet qendrore dhe ka arritur deri në 17-18% në ato lokale.

 

Lexo po ashtu

Kurti pjesëmarrës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e pavarësisë së Shqipërisë
Lajme

Kurti pjesëmarrës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e pavarësisë së Shqipërisë

4 minuta më parë
Aktori Petrit Malaj pason Qemajl Minxhozin në pozitën e ambasadorit në Kosovë
Lajme

Ambasadori Malaj: Ky përvjetor i gjen shqiptarët më mirë se kurrë

13 minuta më parë
Atleti Zyberaj
Lajme

U nis dje nga Prishtina, atleti Erzen Zyberaj gati të arrijë në Tiranë

32 minuta më parë
Rama uron festën: Gëzuar përvjetorin e 111-të të Flamurit të Pavarësisë
Lajme

Rama uron festën: Gëzuar përvjetorin e 111-të të Flamurit të Pavarësisë

41 minuta më parë
arrestim
Lajme

Vushtrri: Vodhën në xhaminë e fshatit, katër të dyshuarit lirohen me procedurë të rregullt

51 minuta më parë
Arrestimi
Lajme

Viti: Djali arrestohet pasi dyshohet se rrahu babain

1 orë më parë
Kurti pjesëmarrës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e pavarësisë së Shqipërisë
Lajme

Kurti pjesëmarrës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntor, 2023

Në qytetin e Vlorës ka nisur ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë....

Read more
Aktori Petrit Malaj pason Qemajl Minxhozin në pozitën e ambasadorit në Kosovë

Ambasadori Malaj: Ky përvjetor i gjen shqiptarët më mirë se kurrë

28 Nëntor, 2023
Veliaj uron 111-vjetorin e Pavarësisë: Flamujt që valëviten sot na tregojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka

Veliaj uron 111-vjetorin e Pavarësisë: Flamujt që valëviten sot na tregojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka

28 Nëntor, 2023
Atleti Zyberaj

U nis dje nga Prishtina, atleti Erzen Zyberaj gati të arrijë në Tiranë

28 Nëntor, 2023
Rama uron festën: Gëzuar përvjetorin e 111-të të Flamurit të Pavarësisë

Rama uron festën: Gëzuar përvjetorin e 111-të të Flamurit të Pavarësisë

28 Nëntor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.