Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Hyseni për VV-në: E keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë

lajmim.com nga lajmim.com
2 muaj më parë
në Lajme
A A
Hyseni për VV-në: E keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka thënë se i ashtuquajturi “Grupi i Tiranës”, përpos politikave të VV-së, dikton edhe politikat qeverisëse në Kosovë.

“Krijimi dhe etablimi i politikave anti-amerikane dhe anti-perendimore duket të jet misioni i këtij “Grupi” që ka për qellim vënjen e Kosovës në raporte konfrontuese me SHBA-të dhe BE-në. Diçka që kishte filluar diku në vitin 2015, duket se është konsoliduar fort në politikat partiake të VV-së  dhe ato  të Qeverisë Kurti. Abdixhiku bëri mirë që e riaktualizoi këtë tendencë. Është detyrë e forcave politike opozitare në Kosovë të mos qëndrojnë indiferent ndaj këtyre përpjekjeve dhe politikave të këtij “Grupi”, ka shkruar Hyseni në një status në Facebook.

Tutje Hyseni kujtoi sulmin ndaj tij në vitin 2016, kur disa aktivistë hodhën ngjyrë mbi veturën e tij, çka edhe shkaktoi aksident, duke shprehur habi që asnjë veprim ligjor nuk u ndërmor ndaj VV-së, e cila kishte marrë përgjegjësi për veprimin, njofton Klankosova.tv.

“Në vitin 2016, tre eksponentë të këtij “Grupi” u paten deportuar nga Kosova me vendim të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, sepse kishin shkelur ligjin për qëndrim në Kosovë. Në atë kohë, unë isha Ministër i Punëve të Brendshme. Drejtoria pë Migrim dhe të Huaj kishte kryer punën e vet në pajtim me ligjet në fuqi, pas asnjë ndëhyrje politike. Sidoqoftë, pak kohë më vonë VV e cila e thoshte se “ishte deportim politik”, organizoi një sulm të turpshëm ndaj meje, në kohën time të lirë, ndërsa po lëvizja në veturën time private. Me 22 korrik 2016, ndërsa po ngisja veturën time private, një grup i VV-së, të cilët u identifikuan më vonë, por çuditërisht, u liruan nga gjykata, hodhen ngjyrë në xhamin e përparm të vetures. Si pasojë, nga pamundësia e pamjes për të drejtuar automjetin tim nga ngjyra e hedhur, vetura ime në lëvizje u aksidentua me dy vetura tjera. Pak orë më vonë, me një komunikatë, Vetëvendosja mori përgjegjësinë për sulmin ndaj meje. Dhe prap, çuditërisht, asnjë verpim ligjor nuk u ndërmorë kunder VV-së, ndonëse sulmi kishte vë në rrezik jetë njerzish!!!”, shkroi ai.

Ai po ashtu u shpreh i indinjuar që nuk kishte reagim apo dënim të këtij sulmi, me të vetmin Isa Mustafa, në atë kohë kryeministër, që kishte reaguar.

“Pasoi një indifference e paspjegueshme. Nuk kishte asnjë reagim apo denim të këtoj sulmi ndaj ministrit të brendshëm, qoftë edhe nga një deputet i vetëm i Kuvendit të Kosovës. Ishte vetem KM Isa Mustafa që kishte dënuar sulmin. Pse e bëra këtë digression?  Assesi jo për t’u viktimizuar! E bëra thjeshtë për të vënë në pah dhe për të theksuar se e keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë. Apo siç thoshte Nelson Mandela: “Budallenjtë shumohen kur njerëzit e mençur heshtin”, përfundoi Hyseni. /Klankosova.tv

Lexo po ashtu

Lista Serbe bën thirrje që të kursehet energjia elektrike
Lajme

Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri: Nëse nuk lirohet, do të ketë kryengritje

4 minuta më parë
Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)
Lajme

Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

31 minuta më parë
Halil Matoshi
Lajme

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan (VIDEO)

40 minuta më parë
halil matoshi
Lajme

Halil Matoshi: Unë udhëtoj qe 40 vjet me autobus (VIDEO)

50 minuta më parë
nagip arifi bujanoc
Lajme

Nagip Arifi: Pa stabilitet në Luginë, s’mund të ketë as mes Kosovës e Serbisë

60 minuta më parë
Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)
Lajme

Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)

2 orë më parë
Lista Serbe bën thirrje që të kursehet energjia elektrike
Lajme

Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri: Nëse nuk lirohet, do të ketë kryengritje

1 Prill, 2023

Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të një serbi në veri të vendit nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti...

Read more
Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

1 Prill, 2023
Halil Matoshi

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan (VIDEO)

1 Prill, 2023
halil matoshi

Halil Matoshi: Unë udhëtoj qe 40 vjet me autobus (VIDEO)

1 Prill, 2023
Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

1 Prill, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.