Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se është tronditur nga vdekja e ish-këshilltarit të Merkelit, Jan Hecker, njofton Klankosova.tv.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Jan ka qenë një njeri me integritet, dije të thellë dhe një mik i madh i Kosovës.
“Jam i tronditur thellë nga lajmi i vdekjes së Jan Hecker, këshilltar për politikë të jashtme i Kancelares Angela Merkel! Jani, ka qenë një njeri me integritet, dije të thellë dhe një mik i madh i Kosovës dhe i imi personalisht! Një humbje e madhe për diplomacinë gjermane! Ngushëllime familjes, të afërmve dhe kolegëve”, ka shkruar Hoxhaj.