Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar më Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të mërkuren në Bled të Sllovenisë.
Kurti ka përsëritur qëndrimin e Kosovës për Procesin e Berlinit dhe për nismat e tjera të cila do të rrezikojnë integrimin e Kosovës në BE.
Në një komunikatë nga zyra e kryeministri thuhet se BE-ja po i mban peng qytetarët e Kosovës dhe bizneset e saj, njofton Klankosova.tv.
“Hezitimet politike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, po mbajnë peng qytetarët e Kosovës, duke i privuar nga lëvizja e lirë brenda BE-së”.
“Marrëveshja e MSA -së, e nënshkruar ndërmjet BE -së dhe Kosovës, nuk po i jep efektet e dëshiruara, meqenëse për shkak të kufizimit të vizave, është e pamundur që bizneset kosovare të lëvizin lirshëm brenda BE -së”.
Të mërkurën, Kurti ishte pjesë e panelit të Forumit të Bledit në Slloveni.