Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Haskuka në hapje të fushatës: Do të fitojmë Prizrenin pa balotazh

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Haskuka në hapje të fushatës: Do të fitojmë Prizrenin pa balotazh
Share on FacebookShare on Twitter
Në oborrin e shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kryetari aktual i kësaj komune, Mytaher Haskuka është shprehur i bindur për fitore pa balotazh. Madje, ai ka deklaruar se gjatë këtij mandati katër vjeçar kanë arritur të përmbushin 95 për qind të premtimeve, ani pse nuk kanë pasur mbështetje në kuvendin komunal.

Ai ka prezantuar 45 kandidatët për asamblistë të listës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

“Do të fitojmë Prizrenin pa balotazh, ashtu qe të fitojmë edhe shumicën e asamblesë komunale në qytetin tonë. Besimi im në këtë fitore bazohet në atë që lista jonë është më e mira në Prizren. Dhe ju jeni një grup profesionistësh dhe një listë është e njerëzve të ndershëm dhe të guximshëm dhe së bashku do të vazhdojmë ndryshimin”, ka deklaruar ai.

Më tej, ai tha se do të vazhdojnë reformat në shumë fusha, duke theksuar se pesë objektivat e programit të tij do të jenë të realizuara deri në fund të mandatit.

“Unë ndjehem krenar para jush dhe para qytetarëve të komunës së Prizrenit. Sepse kemi arritur gjatë këtyre katër viteve dhe të përmbushim 95 për qind të premtimeve që kemi dhënë në vitin 2017. Edhe pse disa thonin që është e pamundur, ne kemi arritur të bëjmë reforma në administratë. Kemi hapur qendrën per shërbimit të integruara. Duke kursyer 1,5 milionë euro komunës brenda vitit. Përkundër vështirësive për alokim të buxhetit, për pagesën e edukatorëve në tri vitet e kaluara kemi arritur te funksionalizojmë çerdhen e parë publike në Prizren. Ndërsa, çerdhja e dytë në Dardani ka përfunduar dhe do të funksionalizohet në momentin që masat do të hiqen. Së shpejti do të kryhet edhe çerdhja në Bajram Curr dhe Ortakoll dhe këto janë çerdhet më të mëdha në Kosovë”, u shpreh ai.

Gjatë këtij mandati, Haskuka tha se kanë rinovuar edhe mbi 20 shkolla dhe kanë dhjetëfishuar numrin e psikologëve.

Më tej, Haskuka tha se gjatë katër vjetëve kanë shumëfishuar mbështetjet për qytetarët. Po ashtu, shtoi se kanë rritur edhe subvencionet dhe buxhetin për mirëqenie sociale.

“Kemi arritur të përfundojmë zonën ekonomike, parkun e biznesit në aspektin infrastrukturor, ku i gjithë ndërtimi është bërë me buxhet komunal. Por, funksionalizimi i saj është bllokuar për shkaqe procedurale, ku Kuvendi Komunal nuk e ka votuar ri-parcializimin e zonës. Agjencia e Privatizimit ende nuk e ka transferuar një pjesë të pronës”, shtoi ai.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se gjatë kësaj kohe kanë punuar të vetmuar, pa mbështetjen e asamblesë komunale.

E kryetari i qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi ka thënë se kjo fushatë po hapet pa praninë e mijëra përkrahësve, por i bindur se janë drejt fitores. Ai shtoi se katër vjet më parë ata u angazhuan që të çrrënjosin korrupsionin duke u dhënë goditjen më të madhe bandave.

“Katër vite më parë kur pak kush besonte në Prizren, korrëm fitore duke dhënë goditjen më të madhe krimit të organizuar në gjithë Kosovën. Pushtetin ua morëm bandave dhe ua kthyem qytetarëve. Sot qytetarët kërkojnë llogari, besa bëjnë edhe kritikë pa e pasur frikën për hakmarrje politike e paskrupullt që ishte në Prizren. Në shumë projekte të cilat i organizuam, konsideroj se rikthimi i guximit qytetar është arritja më e madhe”, ka thënë Abrashi.

Para hapjes së fushatës dhe prezantimit të kandidatëve për asamble, kryetari Mytaher Haskuka bashkë me anëtarë të tjerë të qendrës në Prizren kanë bërë nderime pranë përmendores së Astrit Deharit.

Lexo po ashtu

Të goditura nga sanksionet perëndimore, kompanitë ajrore ruse shfaqin defekte
RAJONI & BOTA

Të goditura nga sanksionet perëndimore, kompanitë ajrore ruse shfaqin defekte

2 orë më parë
Ekuipazhet ukrainase të tankeve mbërrijnë në Britani për stërvitje
RAJONI & BOTA

Ekuipazhet ukrainase të tankeve mbërrijnë në Britani për stërvitje

3 orë më parë
Danimarka propozon shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë
RAJONI & BOTA

Danimarka propozon shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

3 orë më parë
Italia nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe për gazin me Libinë
RAJONI & BOTA

Italia nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe për gazin me Libinë

4 orë më parë
U shtir si viktimë e prostitucionit, arrestohet e reja në Rinas, tentoi të shkonte në Britani me dokumente false
RAJONI & BOTA

U shtir si viktimë e prostitucionit, arrestohet e reja në Rinas, tentoi të shkonte në Britani me dokumente false

4 orë më parë
Mbi 50 të vdekur në dy aksidente në Pakistan
RAJONI & BOTA

Mbi 50 të vdekur në dy aksidente në Pakistan

5 orë më parë
Jep dorëheqje Drejtoresha e Arsimit në Viti
Lajme

Jep dorëheqje Drejtoresha e Arsimit në Viti

29 Janar, 2023

Ka dhënë dorëheqje Drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini, e cila lajmin e bëri të ditur përmes një postimi...

Read more
Loriana Kuka, e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë

Loriana Kuka, e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë

29 Janar, 2023
Kosova.info - Mba kalon te Partizani

Kosova.info – Mba kalon te Partizani

29 Janar, 2023
Bajqinovci ironizon me deklaratën e Hotit për Asociacionin: Ai e ka zgjidhjen, sikur në 2021-tën

Bajqinovci ironizon me deklaratën e Hotit për Asociacionin: Ai e ka zgjidhjen, sikur në 2021-tën

29 Janar, 2023
Kurti merr pjesë në ditën e dytë të punëtorisë së VV-së në Prishtinë

Kurti merr pjesë në ditën e dytë të punëtorisë së VV-së në Prishtinë

29 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.