Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SPORT

Haradinaj nga Juniku: Kur don populli, don Zoti, ju do të fitoni bindshëm

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në SPORT
A A
Haradinaj nga Juniku: Kur don populli, don Zoti, ju do të fitoni bindshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Junik. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh i bindur se të dielën, më 14 nëntor do të fitojnë bindshëm në këtë komunë.

Ai tha se Juniku ka vendosur një kulturë qeverisëse, për çka edhe qytetarët e kanë përkrahur.

Haradinaj: Ju do të fitoni bindshëm

“Kur don populli, don Zoti. Ata që mundohen ta prishin këtë të drejtë në mënyra të tjera gabojnë. Ky është vend i vogël, ju jeni një familje. Unë e di se ashtu që ju shoh sot, ju do të fitoni bindshëm. Por fituesi e ka obligim të sjellet përgjegjshëm, me respekt dhe të mos bëjë diskriminim. Me ju dhënë të gjithëve meritën që parasheh ligji. Po ashtu edhe ne që e ndjejmë Junikun, e kemi për obligim që të përkrahim Junikun, me projekte zhvillimore“, u shpreh ai.

Ai ka kërkuar votën për Agron Kuçin duke thënë që çdo votë është e vlefshme.

Kandidati për kryetar të Junikut, Agron Kuçi tha se ajo që bashkon junikasit është më e fortë se çdo tentim tjetër që ka synim ndarjen dhe përçarjen.

Ai ka kërkuar votën e vlerës për bashkëjetesën.

Kuçi: Ky proces është ngjarja në e madhe pas lirisë së Kosovës

“Ky proces i rëndësishëm, kjo komunë e rëndësishme për jetën tonë publike të çdo familje dhe qytetari, është ngjarja më e madhe pas lirisë së Kosovës. Po të mos ishte liria e Kosovës, as Juniku nuk do të ishte. Po të mos ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, as Juniku nuk do të ishte sot. Përkundër sfidave, punëve dhe projekteve të jashtëzakonshme për të cilat gjithmonë është angazhuar komuna e Junikut, vullneti dhe dashuria nuk ishte asnjë pengesë, për të gjitha këto sfida, punë dhe projekte patëm zgjidhje për punë që i kaluam bashkërisht me qytetarët tanë, tha ai.

Më tej, u shpreh se kandidon për shërbime publike, infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe mbështetje për të gjithë kategoritë.

Kuçi: Ne do të ndërtojmë në gjithë sektorët e jetës publike

“Ne do të ndërtojmë në gjithë sektorët e jetës publike për zhvillim të qëndrueshëm lokal, për të krijuar vende të reja të punës. Kjo është fitore për mijëra junikas. Unë jam shumë i vendosur dhe i përkushtuar maksimalisht që të jem kryetar i të gjithëve. Këtë nuk mund ta vendosim vetë, por të bashkuar për një Junik rural dhe urban, ku secili prej nesh gra e burra, vajza e djem, për një Junik të prosperuar, i cili është edhe amanet i paraardhësve dhe pasardhësve, ky është obligimi ynë sot dhe nesër“, ka shtuar ai.

Kandidati i AAK-së, Agron Kuçi para junikasve ka thënë se këto zgjedhje nuk duhet të jenë për përfitim çasti, por për jetë më të mirë.

Në Junik të dielën do të garohet për raund të dytë mes Agron Kuçit të AAK-së dhe Ruzhdi Shehut nga Lidhja Demokratike e Kosovës. 

Lexo po ashtu

Kosova.info - Benzema zyrtarizohet te Al-Ittihad
SPORT

Kosova.info – Benzema zyrtarizohet te Al-Ittihad

8 orë më parë
Bad News Eagles e mposht edhe një ekip serb
SPORT

Bad News Eagles e mposht edhe një ekip serb

10 orë më parë
Iniesta drejtuar Gavit: Nëse nuk ma jep fanellën, fëmijët do të më vrasin
SPORT

Iniesta drejtuar Gavit: Nëse nuk ma jep fanellën, fëmijët do të më vrasin

14 orë më parë
Djali i Agueros lëshoi një koment thumbues te ekipi i PSG, “Messi është më i madh se ju”
SPORT

Djali i Agueros lëshoi një koment thumbues te ekipi i PSG, “Messi është më i madh se ju”

14 orë më parë
Organizohet turneu 'Dita e Çlirimit të Kosovës' për U9, U13 dhe U17
SPORT

Organizohet turneu ‘Dita e Çlirimit të Kosovës’ për U9, U13 dhe U17

17 orë më parë
Bad News Eagles mposht ekipin serb
SPORT

Bad News Eagles mposht ekipin serb

19 orë më parë
Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës
RAJONI & BOTA

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

6 Qershor, 2023

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË Për Shtëpinë e Bardhë, UashingtonSekretarin BlinkenBashkimin Europian, Bruksel Mërgata Shqiptare në Botë edhe më parë ju...

Read more
Etiopia

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

6 Qershor, 2023
Rishi Sunak

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, Sunak: Të tmerrshme e të gabuara sulmet ndaj infrastrukturës civile

6 Qershor, 2023
Arbana Xharra

Xharra për situatën në veri: Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë (VIDEO)

6 Qershor, 2023
aksident FOTO ILUSTRIM

Aksidenti në Polac të Skenderajt, vdes 33-vjeçari

6 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.