Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Hajdari: Qeveria po punon që të rinjve t’u krijohen kushte në Kosovë

lajmim.com nga lajmim.com
7 muaj më parë
në EKONOMI
A A
Hajdari: Qeveria po punon që të rinjve t’u krijohen kushte në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka mbajtur konferencën “Zhvillimi i ekosistemit  të bizneseve fillestare (start-up) dhe inovacionit”.

Me këtë rast ministrja Rozeta Hajdari tha se promovimi i bizneseve të reja dhe inovacionit mbeten qëllim i Qeverisë e objektiv i Ministrisë që udhëheq.

Sipas saj, këtë çështje ekzekutivi e ka marrë me seriozitet në mënyrë që të rinjëve t’u krijohen kushte në vend e mos të kërkojnë në vendet tjera kushte më të mira për të jetuar e punuar.

Ajo madje ka thënë se mbështetja për të rinjtë që merren me teknologji do të vazhdojë, duke e quajtur këtë sektor bazë për zhvillim.

Madje shtoi se edhe buxheti është i koncentruar në këtë sektor me potencial.

“Start-up janë baza e zhvillimit, duke marrë për bazë numrin e madh e të rinjve. Qëllimi i Qeverisë e objektivi i Ministrisë mbetet promovimi i bizneseve dhe inovacionit. Po punohet në këtë drejtim dhe Kosova e ka marrë me seriozitet këtë, me qëllim të përfitimit të të rinjve. Në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë e mos të kërkojmë vende më të mira jashtë për të jetuar e punuar”.

“Kosova në Ballkan është e para sa i përket sundimit të ligjit. Inovacioni është potencë për zhvillim edhe për studentët. Jam e lumtur që të rinjtë po studiojnë teknologji dhe kjo është bazë për zhvillim ekonomik të vendit. Qeveria e Kosovës dhe Ministria do të vazhdojë të përkrah të rinjtë që merren me teknologji dhe inovacion. Në Prizren ekziston Qendra e TIK-ut që u mundëson të rinjve shumë përparësi”.

“Buxheti i Kosovës është i koncentruar që të mbështes teknologjinë dhe inovacionin. Na duhet edhe ekspertizë që të dimë se cila projekte kërkojmë më shumë mbështetje. Edhe Komisioni Evropian ka shumë projekt që mbështet në këtë aspekt, prandaj duhet që të shihet edhe kjo mundësi. Do të kemi edhe ligji që e rregullon këtë aspekt”.

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, u shpreh i lumtur që në Kosovë ka shumë ekspertë të teknologjisë madje edhe kompani të specializuar në këtë sektor.

Ai siguroi mbështetjen e shtetit të tij, duke shtuar se ata kanë bërë zhvillim të shpejt viteve të fundit.

“Në këtë sektorë ka shumë ekspertë dhe kjo na bënë të lumtur. Gjithashtu ka edhe kompani të specializuara. Dua të falënderojë ministren për mbështetjen në këtë drejtim. Një nga prioritet këtu për të investuar është se rinia këtu është e ardhmja dhe kjo është potencial dhe ne do të bashkëpunojmë më ju shumë ngushtë”.

“Jam fascinuar me dixhtalizimin këtu. Ne mund të jemi partner shumë i mirë që mund të ndihmojnë në këtë sektorë. Kosova qëndron shumë mirë në Ballkan sa i përket studentëve të teknologjisë”.

Vjollca Çavolli drejtoreshë ekzekutive e “Kosovo ICT Association”, tha se para 15 vjetësh kishin filluar që të merren me këtë fushë, por asnjëherë nuk e ka menduar se do të kenë këtë sukses.

Ajo madje u shpreh e gëzuar që vajzat po prijnë sa i përket studimet në teknologji.

“Kemi filluar para 15 vitesh me një ëndërr të vogël që të bëjmë diçka, nuk e kemi menduar se do të mbërrijmë që shumë kompani të ekspertojnë produkte e tyre jashtë vendit dhe numri po rritet çdo ditë. Madje po rrite edhe numri i vajzave që po studiojnë teknologjinë, kjo edhe e kalon numrin e djemve”./EO

Lexo po ashtu

Mbi 100 prodhues në "Javët e Biznesit Kosovar 2023"
EKONOMI

Mbi 100 prodhues në “Javët e Biznesit Kosovar 2023”

17 orë më parë
Kosova nuk po bën mjaftueshëm për ta zvogëluar varësinë nga thëngjilli, sipas një raporti
EKONOMI

Kosova nuk po bën mjaftueshëm për ta zvogëluar varësinë nga thëngjilli, sipas një raporti

17 orë më parë
1.2 miliard euro remitanca nga diaspora në Kosovë
EKONOMI

1.2 miliard euro remitanca nga diaspora në Kosovë

21 orë më parë
Parashikimi për rritje ekonomike mund të prishet pas liberalizimit të vizave
EKONOMI

Investimet kapitale, keqplanifikimi në dikastere, paratë në thesar

2 ditë më parë
Kosova dhe Afrika nënshkruajnë marrëveshje historike ekonomike dhe diplomatike
EKONOMI

Kosova dhe Afrika nënshkruajnë marrëveshje historike ekonomike dhe diplomatike

3 ditë më parë
Euro këmbehet me 102.4 lekë, niveli më i ulët që nga muaji gusht
EKONOMI

Euro këmbehet me 102.4 lekë, niveli më i ulët që nga muaji gusht

4 ditë më parë
Dosja osmane për jetën e Ismail Qemalit dhe disa reflektime të gazetave osmane ndaj pavarësisë së Shqipërisë
KULTURË

Dosja osmane për jetën e Ismail Qemalit dhe disa reflektime të gazetave osmane ndaj pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntor, 2023

Pa dyshim që Ismail Qemali i takon plejadës së artë të intelektualëve të shekullit më të gjatë osman. U rrit...

Read more
Gjilan – vidhet kasaforta me para në xhami, arrestohet i dyshuari

Gjilan – vidhet kasaforta me para në xhami, arrestohet i dyshuari

28 Nëntor, 2023
Google, Microsoft dhe Meta bashkojnë forcat për të luftuar hakerët

Google, Microsoft dhe Meta bashkojnë forcat për të luftuar hakerët

28 Nëntor, 2023
Haradinaj bënë homazhe tek varri i Isa Boletinit: Ishte gjithnjë në kërkim të së drejtës së mohuar të shqiptarëve

Haradinaj bënë homazhe tek varri i Isa Boletinit: Ishte gjithnjë në kërkim të së drejtës së mohuar të shqiptarëve

28 Nëntor, 2023
Flamuri i Shqipërisë garon për rekordin Guinnes, u realizua me 120 mijë letra të punuara nga Arbnora Fejza

Flamuri i Shqipërisë garon për rekordin Guinnes, u realizua me 120 mijë letra të punuara nga Arbnora Fejza

28 Nëntor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.