Policia ka ndaluar 80 protestues pasi përdori gazin lotsjellës ndaj kundërshtarëve të masave kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në Gjermani, të cilët tentuan të demonstrojnë pa leje, transmeton KosovaPost.
Në kryeqytetin Berlin, qindra njerëz marshuan drejt Parlamentit Federal (dje) për të protestuar, pavarësisht ndalimit të masave kundër epidemisë së Covid-19.
Policia, e cila deshi të ndalojë protestat, u përgjigj duke spërkatur demonstruesit me gaz lotsjellës.
Pas kësaj mes policisë dhe demonstruesve pati përleshje.
80 demonstrues u arrestuan, ndërsa katër policë pësuan lëndime të lehta gjatë përleshjes.
Ministria e Brendshme e Berlinit nuk kishte lejuar një demonstrim të ri për shkak se demonstratat e mëparshme ishin në kundërshtim me Aktin e Mbrojtjes Kundër Infeksioneve.trt