Gazetari, Bujar Vitija ka reaguar pas letrës së dërguar sot nga IKSHPK presidentes Vjosa Osmani ku kërkohet të shtyhen zgjedhjet lokale të parapara të mbahen me 17 tetor.
Vitija përmes një postimi në Facebook ka hedhur barrën kryesore mbi drejtorin e Institutit të IKSHPK-se, Naser Ramadani.
“Naser Ramadanin s’duhet me marr seriozisht. Ai t’i shtyn zgjedhjet veç për me mbajt pozitën, sikurse kishte rekomanduar mbajtjen e seancës për rrëzimin e Qeverise Kurti 1, apo lirimin e masave për fushatën e zgjedhjeve të shkurtit”, ka shkruar ai.
Me tutje ai ka vazhduar duke thënë se Ramadani është vetëm në shërbim të qeverisjes Kurti, sepse ai nuk ka rekomanduar asnjëherë, por ka pyetur çka të rekomandojë qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.
Madje ai ka kërkuar edhe shkarkimin e Naser Ramadanit duke thënë se IKSHPK ka plotë profesioniste tjerë të zot.