Gazetari i njohur sportiv dhe komentatori, Arlind Sadiku do të vazhdon punën në platformën Artmotion.
Sadiku përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se tani e tutje do ta ketë përgjegjësinë e drejtorit për futboll në Artmotion, përcjell Klankosova.tv.
Postimi i plotë i Sadikut:
“Të dashur miq,
Zërin tim tani e tutje do ta dëgjoni në Artmotion.
Jam shumë i kënaqur që do të bashkëpunoj me një platformë që sportin vendor dhe ndërkombëtar e vlerëson lartë.
Nga sot kam marrë përgjegjësinë e drejtorit për futboll në Artmotion. Tërë kapacitetin dhe eksperiencën time do ta ofrojë për ta quar këtë projekt përpara. Artmotion, tjetër nivel!”, ka shkruar Sadiku.
Sadiku më parë ishte komentator i ndeshjeve të futbollit në Digitalb.