Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

G20 zotohet se do të ndihmojë vendet e varfra me vaksina

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
G20 zotohet se do të ndihmojë vendet e varfra me vaksina
Share on FacebookShare on Twitter
Grupi i 20 vendeve më të pasura të botës, i njohur si G20 ka rënë dakord për të rritur përpjekjet që të ndihmojnë vendet e varfra të vaksinojnë popullsinë e tyre kundër COVID-19.

Italia, e cila mban presidencën e G20 këtë vit, tha të hënën (6 shtator) pas mbledhjes se, “Pakti i Romës”, përfshin një marrëveshje që parasheh mbështetjen financiare për vendet e varfra dhe dërgesa më të shumta të vaksinave.

“Ekziston një angazhim politik që të lehtësohet shpërndarja e vaksinave në të gjithë botën”, u tha gazetarëve ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Megjithatë nuk është bërë e ditur asnjë e dhënë konkrete sesi do të ndihmohen këto vende. Takimi është mbajtur në nivel të ministrave të shëndetësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) u ka bërë thirrje udhëheqësve botërore që të angazhohet për të rregulluar qasjen e barabartë në vaksina kundër COVID-19, në mënyrë që të parandalohet një valë e re e të infektuarve.

Më herët drejtori i Përgjithshëm i OBSHh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se situata në Afrikë është po aq e rrezikshme sa përhapja në gjithë globin e variantit më ngjitës të koronavirusit, Delta.

“Bota jonë po dështon. Problem është furnizimi, thjesht na jepni vaksinat”, pati thën Ghebreyesus.

COVAX, një program global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra i udhëhequr bashkërisht nga aleanca e vaksinave GAVI dhe OBSh-ja, ka shpërndarë miliona doza të vaksinave kundër COVID-19 në 132 vende.

Shpërndarja ka filluar që nga shkurti, por është përballur me probleme të furnizimit që kur India pezulloi eksportet e vaksinave.

Lexo po ashtu

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini
RAJONI & BOTA

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

11 minuta më parë
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës
RAJONI & BOTA

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

21 minuta më parë
Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus
RAJONI & BOTA

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

24 minuta më parë
Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro
RAJONI & BOTA

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

29 minuta më parë
Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim
RAJONI & BOTA

Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim

4 orë më parë
Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum
RAJONI & BOTA

Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum

5 orë më parë
Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog
Lajme

Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

20 Mars, 2023

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka treguar se për dialogun Kosovë-Serbi sot ka raportuar në...

Read more
Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

20 Mars, 2023
Albin Kurti

Kurti: Derisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv

20 Mars, 2023
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

20 Mars, 2023
Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian më 18 prill pritet të votojë për liberalizimin e vizave për kosovarët

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.