Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Fushata “Rrypi nuk është për me m’rreh” edhe në Pejë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Fushata “Rrypi nuk është për me m’rreh” edhe në Pejë
Share on FacebookShare on Twitter
Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë (ZQM) kanë realizuar fushatën sensibilizuese “Rrypi nuk është për me m’rreh” në qytetin e Pejës si pjesë e fushatës së ndalimit të ndëshkimit trupor dhe dhunës ndaj fëmijëve #RriteMeDashni.

Naser Lajqi, menaxher i projekt dhe njohës i fushës së mbrojtjes së fëmijës në organizatën Syri i Vizionit, apeloi tek të gjithë që Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës të gjej zbatueshmëri: “Apelojmë që të gjithë të rriturit të japin kontribut dhe të marrin përgjegjësi në pajtim me këtë Ligj dhe kështu të mbrojmë fëmijët kudo që janë duke parandaluar çdo lloj dhune ndaj tyre. Format e dhunës ndaj fëmijëve janë të dënueshme dhe duhet të parandalohen. Ne si dy organizata vazhdimisht po u ofrojmë ndihmë institucioneve që fëmijëve t’u ofrojmë ambient të shëndetshëm për rritjen tyre dhe institucionet të punojnë me shumë që këtë ligj ta zbatojnë”.

Pjesë e fushatës “Rrypi nuk është për me m’rreh” ishin edhe fëmijët e Grupit Respect Our Rights-ROR të cilët gjatë bashkëbisedimit me prindër në qendër të qytetit në Pejë kanë kërkuar nga ta dhe gjithë të rriturit që rripi të mos përdoret si mjet për të ushtruar dhunë ndaj fëmijëve, por për të mbajtur pantallonat. Edhe fëmijët e grupit ROR kanë kërkuar që institucionet duhet të bëjnë shumë më shumë që ata ta ndjejmë zbatimin e ligjit i mbron, duke u krijuar siguri, kushte e mundësi.

Qëllimi i kësaj fushate është promovimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës një vit pas hyrjes në fuqi dhe ndalimin e ndëshkimit trupor, duke ndërgjegjësuar dhe vetëdijesuar gjithë qytetarët për parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve si dhe institucionet qeveritare të ndërmarrin veprime të menjëhershme në zbatimin e këtij Ligji.

Po ashtu, ky aktivitet synon të rris vetëdijen e prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për pasojat që ka ndëshkimi trupor dhe përdorimi i dhunës e ushtrimi i dhunës, si një dukuri mjaft e shprehur në familje.

Fushata e ndalimit të ndëshkimit trupor dhe dhunës ndaj fëmijëve “RriteMeDashni” realizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të ardhmen – Mbrojtja e fëmijëve dhe qeverisja e të drejtave të fëmijës” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë, dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar. /Kosova.info/

Lexo po ashtu

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini
RAJONI & BOTA

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

24 minuta më parë
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës
RAJONI & BOTA

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

34 minuta më parë
Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus
RAJONI & BOTA

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

37 minuta më parë
Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro
RAJONI & BOTA

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

43 minuta më parë
Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim
RAJONI & BOTA

Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim

4 orë më parë
Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum
RAJONI & BOTA

Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum

5 orë më parë
Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog
Lajme

Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

20 Mars, 2023

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka treguar se për dialogun Kosovë-Serbi sot ka raportuar në...

Read more
Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

20 Mars, 2023
Albin Kurti

Kurti: Derisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv

20 Mars, 2023
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

20 Mars, 2023
Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian më 18 prill pritet të votojë për liberalizimin e vizave për kosovarët

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.