Fotografitë satelitore të publikuara të martën treguan automjete të braktisura në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit pas tërheqjes së SHBA-ve nga Afganistani.
Imazhet nga Planet Labs Inc treguan automjete dhe avionë të braktisur në anën veriore, ushtarake të aeroportit.
SHBA u tërhoq pak para 31 gushtit si pjesë e planit të presidentit Joe Biden.
Talibanët kishin lejuar që evakuimet të vazhdonin kur e morën në duar Kabulin më 15 gusht, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.