Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Fitimprurës, mbarështimi i deleve dhe i dhive

lajmim.com nga lajmim.com
3 javë më parë
në EKONOMI
A A
Fitimprurës, mbarështimi i deleve dhe i dhive
Share on FacebookShare on Twitter

Hidajet Guri mbarështues i deleve dhe dhive, nga fshati Nikaj i Kaçanikut, tha për emisionin ‘Toka’ të RTK-së, se ka nevojë për një stallë e cila do të plotësonte kërkesat e tij.

Mbarështimin e deleve dhe dhive Hidajet Guri thotë se e kishte filluar 8 vite më parë. Asokohe ai kishte pasur vetëm 4 dele. Brenda një viti kishte arritur në 130 sosh. Këtë pranverë numri total I dy kopeve ishte 800. Këtë sukses thotë se e kishte arritur me përkushtim dhe dashuri ndaj tyre.

Në muajin gusht ky mbarështues kishte 300 dele dhe mbi 150 dhi. Në pakësimin e numrit kishte ndikuar shitja e qengjave dhe kecave. E shitja ishte aq e mirë, saqë Hidajeti nuk kishte arritur t’i përmbushë të gjitha kërkesat.

Delet si edhe gjedhet e tjera dallojnë për nga lloji. Disa prodhojnë më tepër qumësht e disa japin më tepër qengja për majmëri. Hidajeti po mbarështonte delen e Sharrit, arsyeja lidhet me kullosat dhe klimën që mbretëron

Krahas përzgjedhjes së llojit kujdes i veçantë duhet ti kushtohet edhe vjetërsisë së bagëtisë. Për të parandaluar përshpejtimin e procesit të pleqërisë kjo familje i lejonte delet që të lindnin një herë në vit.

Krahas deleve të Sharrit Familja Guri mbarështon edhe dhinë e kuqe ballkanike. Ata na shpjegojnë se mbarështimi i dhive në krahasim me atë të deleve, është më i lehtë dhe më i lirë. Ndikim në ulje të kostos së mbarësimit ka edhe fakti se dhitë kullosin edhe gjatë dimrit.

Ata kishin vendosur të mbarështojnë dhinë e kuqe të Ballkanit pasi sipas tyre kanë qumështin më cilësorë dhe përshtatet më mirë me kushtet klimatike tona në krahasim me llojet tjera. Po ashtu janë edhe më të qëndrueshme ndaj sëmundjeve.

“Dhitë e kuqe të Hasit kanë edhe shpenzime më të vogla sesa ato alpine. Qumësht prodhojnë më pak por e kanë më kualitativ”, tha ai.

Kultivimi i gjedheve në bjeshkë bëhet për shkak të kullosave të shumta dhe cilësisë së barishteve të tyre. Pranvera e ftohtë me reshje të shpeshta derisa dëmtoi pemët, perimet dhe kulturat lavërtarë në kullosa kishte ndikuar pozitivisht pasi ato sivjet ishin më të pasura me bimë. Problematikë ishte vetëm lagështia e cila pengon zhvillimin e mirëfilltë të deleve.

Kullosat ishin të pasura këtë vit por këtij fermeri nuk po i mjaftojnë hapësirat. Problemet më të mëdha na tregon se i ka në pranverë, në kohën kur fushat mbjellën me kultura lavërtare.

Pas korrjes së grurit punë bëhet më e lehtë për këtë familje, pasi në këto hapësira kullosin gjysmën e kopesë.

Rezik si për çdo gjedhe edhe për ato të imta janë edhe sëmundjet, te cilat sipas mjekut veternier Hyzri Ymeri nuk ishin të pranishme këtë verë siç ka ndodhur viteve të kaluara

Një sëmundje e cila vazhdon të prekë edhe zonën e Kaçanikut dhe e cila pothuajse është e pamundur të çrrënjoset mbetet sëmundja infektive që shkakton qalimin, e cila merret edhe në kullosa. Qalimi nuk është sëmundje që ndikon në cilësinë e produktit por vetëm në vështirësimin dhe ngadalësimin e kullotjes nga gjedhet.

Problematikë serioze për këtë fermerë është mungesa e stallës. Në mungesë të saj ai i mban gjedhet në hapësira të mbrojtura me najlon. Ai thotë se nuk ka aplikuar për stallë pasi kohë më parë kur kishte dëshiruar të aplikojë për pajisje shumë të vogla bujqësore nuk ishte marrë parasysh në komunë.

Problem i cili po vazhdon në këtë sektor tash e disa vite është edhe shitja e leshit të deleve. Në mungesë të plasmanit fermerët duhet ta hedhin atë.

Familja Guri këtë veprimtari e ushtrojnë me 6 anëtarë të familjes pasi ka mungesë të fuqisë punëtore. Ata punojnë edhe 20 hektar tokë, 6 i kanë të tyre të tjerat i marrin me qira për t’i mbjellë me grurë. Misër dhe jonxhë. Thotë se shumicën e ushqimit e sigurojnë vetë.

Edhe në komunën e Kaçanikut si në komuna tjera, viteve të fundit ka ulje të fondit blegtoral, kjo sipas mjekut veteriner Ymeri po ndodhë edhe për arsye se ka filluar të ndryshojë qasja ndaj mbarështimit të bagëtisë nga mbarështimi në numër të vogël për shtëpitë në ferma më të mëdha.

Lexo po ashtu

Guvernatori Ismaili pret në takim shefin e BERZH-it për Kosovë, Maslichenko
EKONOMI

Guvernatori Ismaili pret në takim shefin e BERZH-it për Kosovë, Maslichenko

11 orë më parë
Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta
EKONOMI

Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta

3 ditë më parë
ATK ka vazhduar me kontrollimin e klubeve të natës dhe restoranteve, 209 gjoba për sektorin e gastronomisë
EKONOMI

ATK plotëson/ndryshon Procedurat e Rimbursimit

4 ditë më parë
BQK: Asetet në muajin gusht shënojnë rritje për 76.6 milionë euro
EKONOMI

BQK: Asetet në muajin gusht shënojnë rritje për 76.6 milionë euro

4 ditë më parë
Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026
EKONOMI

Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026

6 ditë më parë
Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat
EKONOMI

Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat

7 ditë më parë
Miketiq
Lajme

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës

28 Shtator, 2023

Deputeti serb Gjorgje Miketiq, e ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku. Ai tha se është e nevojshme...

Read more
Shaip-Kamberi

Kamberi: Naivitet të besohet se sulmi ka ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit

28 Shtator, 2023
Lajçak Bilcik

Lajçak dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian flasin për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Serbia e ka humbur Kosovën

Të martën Parlamenti Evropian do të diskutojë për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Kurti: Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

28 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.