Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Fishta është politika e poemës në gjuhë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Fishta është politika e poemës në gjuhë
Share on FacebookShare on Twitter

“Gjergj Fishta është politika e poemës në gjuhë. Historia jonë nuk do të mund të bënte pa këtë konfigurim krijimtar”.

Kështu tha kryeministri Albin Kurti në fjalën përshëndetëse në hapje të manifestimit tradicional “Takimet e Dom Mikelit” që u mbajt në fshatin Stubëll e Epërme të komunës së Vitisë.

“Manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit” organizohet për 32 vjet me radhë, si aktivitet përkujtimor për Mikel Tarabulluzin, klerikun dhe mësuesin, i cili në vitin 1905 e hapi shkollën shqipe në Stubëll”.

“Sivjet, këtu te Dom Mikeli, kujtojmë e mendojmë për At’ Gjergj Fishtën. Politikë, poemë dhe gjuhë. Kjo trini duhet parë si dimensionet e kohës së jetuar: politika si e tashmja, poema si e shkuara, gjuha si e ardhmja. Por natyrisht që koha nuk është lineare. Koha nuk është e thjeshtë. Koha është prodhimi i përmasave të saj. Te Fishta këto tri përmasa janë operatorët punëtorë të kuptimit. Dhe ç’është më e rëndësishmja për ne, si përmasa të kohës ato ngërthehen mes veti në çdo çast”.

Duke e kujtuar Fishtën si politikan, si anëtar i përfaqësisë në Versajë, dhe si një prej kryesorëve në Kongresin e Manastirit, Kurti theksoi se Fishta nuk shpreh më pak se kategorinë themelore të publicitetit, të shprehjes më të madhe në një gjuhë.

“Nuk ka politikë pa gjuhë, nuk ka kolektiv jashtë gjuhës, dhe nuk ka gjuhë që nuk mund të mos shprehë politicitetin e njerëzve. Gjuha është poema politike në numrin e fjalëve që shpall, në emrat gjeografikë dhe ata historik që liston. Nga një tjetër filozof gjerman, mbase  më i madhi prej tyre “Gjuha është publicitet i qenies historike, dhe si e tillë është politike” – Kant. Vetë poema, në mpiksjen e traditës e vendos Fishtën në një vend të veçantë. Natyrisht që mund ta lidhim me diçka mes lirikes dhe epikes. Për Fishtën duket se në një akt themelimi duhet të gjendet gjeografia në të cilën shtjellen breza të shqipes dhe në të cilën lartohen emra të flijimit”, tha ai.

 

 

 

Lexo po ashtu

Zhduket një person në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve
Lajme

Zhduket një person në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

3 minuta më parë
policia
Lajme

Policia: Aktualisht situata në veri është e qetë

22 minuta më parë
Recep Tayyip Erdogan
Lajme

Osmani: Bashkëpunimi në këtë kohë është përcaktues për sigurinë e përbashkët

40 minuta më parë
vjedhje parash
Lajme

Ia vodhën paratë e këmbimores në të cilën punonte

50 minuta më parë
Gabriel Escobar
Lajme

Escobar: Tensionet në Veri kanë qenë të shmangshme

60 minuta më parë
arrestimi
Lajme

Vodhi paratë e firmës, arrestohet i dyshuari

2 orë më parë
Zhduket një person në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve
Lajme

Zhduket një person në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

4 Qershor, 2023

Të premten në Shtime një person është raportuar i zhdukur, dhe tani policia e ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në...

Read more
Benzema largohet nga Real Madridi, klubi e falënderon për kontributin

Benzema largohet nga Real Madridi, klubi e falënderon për kontributin

4 Qershor, 2023
Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë

Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë

4 Qershor, 2023
policia

Policia: Aktualisht situata në veri është e qetë

4 Qershor, 2023
Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

4 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.