Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina TECH

Fiks në orën 07:00, Albin Kurti e theu heshtjen zgjedhore

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në TECH
A A
Fiks në orën 07:00, Albin Kurti e theu heshtjen zgjedhore
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri I Kosovës Albin Kurti do të duhej të ishte shembull për të gjithë. Por ai këtë herë e shkeli ligjin për zgjedhje më shpejt se krejt politikanët e tjerë.

Me një status të gjatë në pikë të mëngjesit Kurti ka thyer heshtjen zgjedhore.

‘Në Prizren e Besianë duhet të vazhdohen punët e mira që kanë nisur dhe të kryhen shumë të tjera. Kurse në 10 komunat e tjera ku kandidatët e Lëvizjes janë në garë, qytetarët po duan t’i heqin rropullitë nga qeverisja e stërgjatë me përplot gabime. Mjaft më! Askush nuk po do të kthehet në të kaluarën e errët komunale’.

Ky është statusi i plotë i Kurtit pa ndërhyrje i publikuar në orën 07:00 sot:

Të dashur qytetarë dhe qytetare të Kosovës,

Përgjatë këtyre ditëve të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kemi qenë bashkë. Jemi takuar në shumë takime e tubime e diku edhe nuk kemi arritur. Koha është resurs i kufizuar. Për gjithë këtë mbështetje që ia keni dhënë Lëvizjes VETËVENDOSJE! unë ju falënderoj tej mase.

Ju na dhatë mundësinë që të jemi në balotazh në 12 komuna. Ky është një shans i madh për Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Dardanën, Vitinë, Gjakovën, Rahovecin, Kaçanikun, Shtimen, Fushë-Kosovën, Obiliqin dhe Besianën. Në këto Komuna, votuesit tanë e kanë ngacmuar mentalitetin e vjetër dhe nesër më 14 nëntor është koha që ta zëvendësojnë krejtësisht, me një mundësi të re. Kjo është rruga e VETËVENDOSJE!-s.

Në Prizren e Besianë duhet të vazhdohen punët e mira që kanë nisur dhe të kryhen shumë të tjera. Kurse në 10 komunat e tjera ku kandidatët e Lëvizjes janë në garë, qytetarët po duan t’i heqin rropullitë nga qeverisja e stërgjatë me përplot gabime. Mjaft më! Askush nuk po do të kthehet në të kaluarën e errët komunale.

Koha është që t’i bëjmë zgjedhjet e duhura. Të vendosim për qytete të jetueshme, plane të zbatueshme e projekte të dobishme për qytetarët.

Niveli komunal e ka maskuar keqpërdorimin nën petkun e asaj që korrupsioni ndodh më shumë lart, atje larg në institucione qendrore. Sikurse shumë punë të mira e me ndikim që mund të ndodhin vetëm në nivel lokal ku zhvillohet shumica e jetës sonë, edhe një pjesë e korrupsionit zhvillohet pikërisht nëpër Komuna. Prandaj, është e rëndësishme që kjo të ndalet siç është ndalur në nivelin qendror. Ky është hap i domosdoshëm për t’i hapë rrugë zhvillimit mëpastaj.

Komuna, kryetarët tonë të zgjedhur, kabineti dhe asambleistët do të jenë infrastruktura lehtësuese për përmirësimin e jetës. Këtu është qëllimi i politikës sonë – jeta. Siguria, qetësia, zhvillimi, atraksioni, lëvizja, shërbimi, kujdesi. A nuk janë këto mbështetje jetësore? Këto i synojmë në këto zgjedhje dhe kjo nuk është pak. Politikat lokale mund të bëjnë më së shumti dhe e kanë ndikimin më të shpejt e direkt te jeta e qytetarëve. Prandaj janë të rëndësishme. Prandaj edhe këto zgjedhje janë të tilla. Prandaj kemi më shumë se 144 arsye që ta votojmë këtë numër të dielën.

Këto zgjedhje mbyllin këtë cikël fitoresh të VETËVENDOSJE!-s. Na bëjnë edhe më të qëndrueshëm, më të përkushtuar e angazhuar sepse na obligojnë më shumë.

Lexo po ashtu

YouTube nuk do të merret më me pretendimet e rreme për zgjedhjet në SHBA
TECH

YouTube nuk do të merret më me pretendimet e rreme për zgjedhjet në SHBA

4 ditë më parë
WhatsApp vjen me ndryshime të reja
TECH

WhatsApp vjen me ndryshime të reja

6 ditë më parë
Pse linja e re e televizorëve Samsung OLED është më e vlerësuara për vitin 2023?
TECH

Pse linja e re e televizorëve Samsung OLED është më e vlerësuara për vitin 2023?

2 javë më parë
Meta nis raundin e ri të pushimeve nga puna që prek 6000 vende pune
TECH

Meta nis raundin e ri të pushimeve nga puna që prek 6000 vende pune

2 javë më parë
BE-ja gjobit me 1.2 miliardë euro kompaninë Meta, dënimi më i lartë në histori
TECH

BE-ja gjobit me 1.2 miliardë euro kompaninë Meta, dënimi më i lartë në histori

2 javë më parë
WhatsApp ngjall shqetësime, përdoruesit të frikësuar se po përgjohen
TECH

WhatsApp ngjall shqetësime, përdoruesit të frikësuar se po përgjohen

3 javë më parë
Sot mblidhet Qeveria, shqyrtohet projektligji për të burgosur në Danimarkë
Lajme

Sot mblidhet Qeveria, shqyrtohet projektligji për të burgosur në Danimarkë

7 Qershor, 2023

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, me ç’rast do të shqyrtohen 21 pika të cilat janë në rend të...

Read more
Probleme me ngërçin? Faktorët e rrezikut, arsyet dhe zgjidhjet

Probleme me ngërçin? Faktorët e rrezikut, arsyet dhe zgjidhjet

7 Qershor, 2023
Licencohet Federata Aeronautike e Kosovës

Licencohet Federata Aeronautike e Kosovës

7 Qershor, 2023
Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

7 Qershor, 2023
moti

Edhe sot diell e shi në Kosovë

7 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.