Një 14-vjeçar në Fier është kapur në flagrancë nga policia teksa largohej me një veturë që dyshohet se sapo e kishte vjedhur.
Sipas hetimeve, ai së bashku me dy të mitur të tjerë, gjatë këtyre 2 muajve, kanë vjedhur edhe 3 automjete.
“Veprimet procedurale me 14-vjeçarin janë kryer në prani të avokatit, psikologut, punonjëses së NJMF-së dhe kujdestarit ligjor të 14-vjeçarit”, ka njoftuar Policia e Shtetit shqiptar