Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SPORT

FFK: Nuk ka bileta në shitje për ndeshjen ndaj Greqisë, mos bini pre e mashtrimeve

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në SPORT
A A
FFK: Nuk ka bileta në shitje për ndeshjen ndaj Greqisë, mos bini pre e mashtrimeve
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër përballen Kosova dhe Greqia.

Kombëtarja e Kosovës e pret nesër Greqinë në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar edhe njëherë se nuk do të ketë bileta në shitje për këtë përballje dhe ka ftuar fansat që të mos bien pre e mashtrimeve.

Ky është postimi i plotë i FFK-së në web-faqen zyrtare:

Nuk ka bileta në shitje, mos bini pre e mashtrimeve!

Federata e Futbollit e Kosovës edhe një herë sqaron opinionin se vetëm 10 % e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” është e lejuar për pjesëmarrës nga autoritetet e shtetit në ndeshjen Kosovë – Greqi. Në këtë 10% hyjnë: stafi organizativ, tifozeria “Dardanët”, ekipet e të dyja kombëtareve dhe protokolli i shtetit.

Po ashtu e ritheksojmë se nuk ka bileta në shitje, ato të cilat do të shfrytëzohen për të lartpërmendurit do të jepen falas.

Të gjithë ata të cilët pajisen me bileta falas kërkojmë të jenë të përgjegjshëm dhe të mos i keqpërdorin ato.

Po ashtu, ju ftojmë të gjithëve që të kini kujdes dhe të mos bini pre e mashtrimeve, pasi nuk ka bileta në shitje.

Në rast se keni njohuri për keqpërdorim të biletave nga persona të caktuar, ju lusim që t’i denonconi në policinë e Kosovës.

Sipas rregullave të fundit të qeverisë për mbrojtje nga COVID-19, pjesëmarrësit për të hyrë në stadium duhet që bashkë me biletën të paraqesin edhe njërën prej këtyre dokumenteve:

– Certifikatën e vaksinimit për vaksinën e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

– Testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.

– Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-igG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve.

– Testin e shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Kërkojmë nga pjesëmarrësit në stadium që të respektojnë masat antiCovid duke mbajtur maskat, duke ruajtur distancën me rregulla të UEFA-së dy karrige të lira në mes. Thyerja e rregullave antiCovid, çon në dënim të FFK-së nga UEFA dhe personat të cilët identifikohen për shkeljen e këtyre rregullave do të penalizohen me largim nga stadiumi.

Pjesëmarrësve në stadium iu kërkojmë që t’i ruajnë biletat e ndeshjes pasi ato do të jenë të vlefshme për lëvizje të lirë pas ndeshjes gjatë orës policore.

Lexo po ashtu

Organizohet kampionati individual i Kosovës për senior në pingpong për 2023
SPORT

Organizohet kampionati individual i Kosovës për senior në pingpong për 2023

8 orë më parë
Barcelona triumfon në “El Clasico”, mbyll garën e titullit
SPORT

Barcelona triumfon në “El Clasico”, mbyll garën e titullit

1 ditë më parë
Filluan garat ekipore edhe në ligen e parë dhe të dytë në pingpong
SPORT

Filluan garat ekipore edhe në ligen e parë dhe të dytë në pingpong

1 ditë më parë
Sergio Perez triumfon në Grand Prixin e Arabisë
SPORT

Sergio Perez triumfon në Grand Prixin e Arabisë

1 ditë më parë
Peja me fitore të madhe ndaj Trepçës
SPORT

Peja me fitore të madhe ndaj Trepçës

1 ditë më parë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar kundër Barcelonës
SPORT

Real Madridi publikon formacionin zyrtar kundër Barcelonës

1 ditë më parë
Shqiptari kapet në Mal të Zi me makinën plot me drogë, merr të largohet shkel policin në postbllok
RAJONI & BOTA

Shqiptari kapet në Mal të Zi me makinën plot me drogë, merr të largohet shkel policin në postbllok

20 Mars, 2023

Kosova.info - Shqiptari kapet në Mal të Zi me makinën plot me drogë, merr të largohet shkel policin në postbllok...

Read more
moti

Parashikimi i motit për nesër, pritet të ketë reshje shiu

20 Mars, 2023
Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

20 Mars, 2023
Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

20 Mars, 2023
Lutfi Haziri

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.