Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Europa është tani epiqendra e virusit COVID-19

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Europa është tani epiqendra e virusit COVID-19
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge tha të enjten se ky kontinent është tani epiqendra e pandemisë së koronavirusit, me 59 për qind të të gjitha rasteve në shkallë globale.

Në një konferencë virtuale shtypi nga Kopenhaga, zoti Kluge tha se ritmi aktual i transmetimit të virusit në 53 vendet e rajonit është një shqetësim i madh. Ai tha se rastet e reja po i afrohen niveleve rekord dhe se kjo i atribuohet variantit delta të koronavirusit.

Zoti Kluge tha se të dhënat e fundit të OBSH-së tregojnë se rastet e shtrimeve në spital në kontinent janë rritur më shumë se dyfish për një javë.

Drejtori rajonal i organizatës tha se zyrtarët po shohin prirje të rritjes së rasteve në të gjitha grupmoshat, por se rritja e shpejtë mes së moshuarve është shqetësimi më i madh. Ai tha se kjo ka sjellë si rezultat më shumë raste të rënda dhe vdekje, me 75 për qind të vdekjeve mes personave të moshës 65 vjeç e lart.

Kluge tha se një parashikim nga një burim i besueshëm tregon se me ritmin aktual, Europa mund të ketë gjysmë milioni vdekje të tjera nga COVID-19 deri në 1 shkurt.

Ai përmendi normat e pabarabarta të vaksinimit dhe lehtësimin e masave shëndetësore publike dhe sociale në të gjithë rajonin si shkaqe për rritjen.

Megjithëse janë shpërndarë një miliard doza vaksinash, në Europë, vetëm 47 përqind e popullsisë totale është plotësisht e vaksinuar. Ai thotë se në tetë vende, të paktën 70 për qind e njerëzve janë vaksinuar plotësisht. Zoti Kluge vëren se norma mbetet nën 10 përqind në dy vende të tjera.

Zyrtari i OBSH-së inkurajoi vendet me norma të ulëta vaksinimi që të përshpejtojnë vaksinimin, veçanërisht midis grupeve me përparësi siç janë të moshuarit. Ai u kërkoi vendeve me shkallë të lartë vaksinimi dhe rezerva të shumta, t’i ndajnë ato me vendet që nuk e kanë një mundësi të tillë.

Ai tha gjithashtu se vaksinat janë më efektive kur përdoren me masa të tjera parandaluese, si distancimi fizik dhe mbajtja e maskave. Zoti Kluge tha se nëse rajoni arrin në një përdorim universal të maskave, mund të shpëtohen 188,000 jetë nga tani deri në shkurt.

“Ne duhet të ndryshojmë taktikat tona, duke kaluar nga kundërpërgjigjia ndaj rritjes” së rasteve të COVID-19 tek “parandalimi i tyre”, tha zoti Kluge/VOA.

Lexo po ashtu

pema me fame boterore
Lajme

Lirohet me kusht djali i arrestuar pas prerjes së pemës me famë botërore

24 minuta më parë
1561 gjoba gjatë një jave për kundërvajtësit në trafik në Rajonin e Gjilanit
Lajme

1561 gjoba gjatë një jave për kundërvajtësit në trafik në Rajonin e Gjilanit

34 minuta më parë
Vdes personi që pësoi aksident trafiku javë më parë në Prishtinë
Lajme

Flasin nga QKUK-ja, i plagosuri në “Dardani” në gjendje të rëndë

43 minuta më parë
Plagoset me armë zjarri një person në “Dardani” të Prishtinës
Lajme

Plagoset me armë zjarri një person në “Dardani” të Prishtinës

1 orë më parë
Kryeministri i Suedisë thërret shefin e ushtrisë pas rritjes së vrasjeve
Lajme

Kryeministri i Suedisë thërret shefin e ushtrisë pas rritjes së vrasjeve

1 orë më parë
Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në "Dardani" të Prishtinës
Lajme

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në “Dardani” të Prishtinës

1 orë më parë
pema me fame boterore
Lajme

Lirohet me kusht djali i arrestuar pas prerjes së pemës me famë botërore

29 Shtator, 2023

Është liruar me kusht një adoleshent i arrestuar pasi një nga pemët më të fotografuara në Mbretërinë e Bashkuar u...

Read more
1561 gjoba gjatë një jave për kundërvajtësit në trafik në Rajonin e Gjilanit

1561 gjoba gjatë një jave për kundërvajtësit në trafik në Rajonin e Gjilanit

29 Shtator, 2023
Vdes personi që pësoi aksident trafiku javë më parë në Prishtinë

Flasin nga QKUK-ja, i plagosuri në “Dardani” në gjendje të rëndë

29 Shtator, 2023
Plagoset me armë zjarri një person në “Dardani” të Prishtinës

Plagoset me armë zjarri një person në “Dardani” të Prishtinës

29 Shtator, 2023
Kryeministri i Suedisë thërret shefin e ushtrisë pas rritjes së vrasjeve

Kryeministri i Suedisë thërret shefin e ushtrisë pas rritjes së vrasjeve

29 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.