Eurodeputeti holandez, Thjis Reuten ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili tha se po presin hetimet për të marrë vendime ndaj Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në X, Reuten doli kundër kësaj deklarate duke iu kërkuar shteteve të BE-së të ndalojnë zbutjen ndaj Serbisë dhe autokratëve.
“Kjo është e pajustifikueshme! Ndaloni këtë zbutje krejtësisht katastrofike të autokratëve dhe destabilizuesve. Ju lutem shtetet anëtare të Këshillit të BE-së; korrigjoni këtë kurs tani! Stop zbutjes!”, ka shkruar ai.