Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Ekonomistët thonë se mos stabiliteti politik në Kosovë, paraqet problem për investimet e huaja

lajmim.com nga lajmim.com
2 muaj më parë
në EKONOMI
A A
Ekonomistët thonë se mos stabiliteti politik në Kosovë, paraqet problem për investimet e huaja
Share on FacebookShare on Twitter

Projektligji për Investime të Qëndrueshme, ka për qëllim të rregullojë promovimin, përkrahjen dhe mbrojtjen e investimeve dhe eksporteve të qëndrueshme në Kosovë. Përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, vlerësojnë se ky ligj do të jetë i dobishëm për investime të huaja në Kosovë, përderisa njohës të ekonomisë bëjnë thirrje për sundim të ligjit dhe stabilitet politik. ×

Projektligji për investime të qëndrueshme, synon nxitjen e zhvillimit ekonomik, duke e orientuar në prodhim dhe eksport.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, thotë se ky ligj, ka një qartësim të procedurave dhe të fushave ku Kosova mendon që janë investime strategjike, për të bërë biznes në Kosovë.

“Mundësitë tani janë më të mëdha për t’i ndihmuar investimet e huaja, dhe ne kemi nevojë shumë për investime të huaja dhe kualitative në Kosovë, e që krijojnë vende pune dhe që krijojnë zhvillim ekonomik të Kosovës. Ka qenë kërkesë e kohës, dhe është shumë mirë që Ligji për Investime të Qëndrueshme dhe ritheksoj se përveç objektivave dhe fushave, është qartësuar edhe mënyra se çka përfitojnë bizneset, është paraparë cilat do të jenë lirimet, mundësitë që ofron shtetit në dhënien e pronës publike për investime, dhe pres që edhe gjatë fazave në Kuvendin e Kosovës të përgatitet dhe të bëhet një ligj i mirë për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë”, tha Rafuna.

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se Kosova nuk ka problem me mungesë të  ligjeve, por ka nevojë për zbatim dhe implementim të tyre.

Duke folur për Radio Kosovën, ai thotë se emërues i përbashkët i gjithë këtyre pasojave ekonomike, është mos stabiliteti politik.

“Pa stabilitet politik, nuk besoj që edhe ky ligj do ta ketë efektin e vet, prandaj besoj se duhet të jemi në aktivë në dialog, në partneritet në zgjidhjen e problemit apo arritjen e një ujdie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe derisa Kosova do ta ketë këtë litarë dhe nuk do të jetë i zgjidhur, ne do të flasim për investime të huaja, por ato nuk do të jenë në Kosovë . Prandaj ligji e ka efektin e vet nëse do të kemi stabilitet ekonomik dhe sundim të ligjit, ndërsa do të ketë efekt të keq, nëse këto dy shtylla lënë hapësirë për të dëshiruar, por nëse nuk do të arrihet stabilitet politik, mos të mendohet se do të kemi brende prestigjioze ndërkombëtare të cilat me praninë e tyre në Kosovë, përveç rëndësisë ekonomike do ta kishim edhe aspektin social”, tha Gërxhaliu.

Projektligji për investime të qëndrueshme, do t’i zëvendësojë Ligjin për Investime Strategjike dhe Ligjin për Investimet e Huaja. Ndër të tjera, projektligji parasheh të drejtat dhe detyrimet e investitorëve, shpalljen dhe zbatimin e projekteve të investimit strategjik, eksportet si dhe kompetencat për përkrahje dhe zhvillimin e ndërmarrjeve në Kosovë.

Lexo po ashtu

Projekti i parë në rajon për ngrohje solare, Osmani: Planifikojmë t’i mbulojmë dy lagje në Prishtinë, do të sigurohen 50 megavat
EKONOMI

Projekti i parë në rajon për ngrohje solare, Osmani: Planifikojmë t’i mbulojmë dy lagje në Prishtinë, do të sigurohen 50 megavat

5 orë më parë
Pagat me ligj të ri/ As këtë muaj nuk ka shtesa
EKONOMI

Pagat me ligj të ri/ As këtë muaj nuk ka shtesa

1 ditë më parë
Murtezaj: Tatimet nga muzika u rritën nga 800 mijë në 2 milionë euro
EKONOMI

Murtezaj: Tatimet nga muzika u rritën nga 800 mijë në 2 milionë euro

2 ditë më parë
Shtrenjtimi i energjisë për 15%, ZRrE-ja sot merr vendim
EKONOMI

Shtrenjtimi i energjisë për 15%, ZRrE-ja sot merr vendim

3 ditë më parë
Hoti-Muratit: “Qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët, serbëve ua paguajtët 98 milionë euro për energji
EKONOMI

Hoti-Muratit: “Qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët, serbëve ua paguajtët 98 milionë euro për energji

3 ditë më parë
Mehmeti: Nga diaspora në Kosovë kanë ardhur mbi 3 miliardë euro në vitin 2022
EKONOMI

Mehmeti: Nga diaspora në Kosovë kanë ardhur mbi 3 miliardë euro në vitin 2022

3 ditë më parë
Lista Serbe bën thirrje që të kursehet energjia elektrike
Lajme

Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri: Nëse nuk lirohet, do të ketë kryengritje

1 Prill, 2023

Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të një serbi në veri të vendit nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti...

Read more
Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

1 Prill, 2023
Halil Matoshi

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan (VIDEO)

1 Prill, 2023
halil matoshi

Halil Matoshi: Unë udhëtoj qe 40 vjet me autobus (VIDEO)

1 Prill, 2023
Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

1 Prill, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.