Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Dyshime për pastrim parash: Spitali me humbje i Elvis Naçit blihet nga Kryegjyshata bektashiane për një shumë të majme

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Dyshime për pastrim parash: Spitali me humbje i Elvis Naçit blihet nga Kryegjyshata bektashiane për një shumë të majme
Share on FacebookShare on Twitter

Një kompani që operon në tregun e shërbimeve shëndetësore private dhe që ka një kapital negativ prej 60 milionë lekësh, u shit për një shumë prej 85 milionë lekësh nga fondacioni Firdeus te Kryegjyshata Bektashiane në një biznes që dukshëm nuk bën sens ekonomik por që tregon fuqinë financiare të organizatave bamirëse dhe komunitetve fetare.

Në nëntor 2019, fondacioni bamirës “Firdeus” i drejtuar nga hoxha popullor Elvis Naçi, tërhoqi vëmendjen mediatike kur u zbulua se pati blerë 100% të aksioneve të një spitali privat të vogël me emrin Continental për një shumë prej 350 mijë eurosh. Hoxha flambojant që grumbullon donacione në ndihmë të të varfërve, u ekspozua në këtë rast për fuqinë financiare të fondacionit Firdeus. Naçi u mbrojt duke argumentuar se spitali do të shërbejë, mes të tjerash për të ofruar shërbim shëndetësor për njerëzit e varfër. Por ajo që nuk u vu re në atë kohë ishte gjendja financiare e kompanisë që u ble për këtë shumë.

Spitali Continental në fakt rezulton një sipërmarrje me humbje të vazhdueshme financiare, sipas të dhënave të kompanisë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe bilanci i publikuar për vitin 2020 tregon se kompania ka vijuar të humbasë shuma të mëdha parash edhe pas blerjes nga Firdeus. Këto humbje që arrijnë në total 160 milionë lekë dhe që kanë ngrënë të gjithë kapitalin themeltar të kompanisë, nuk e penguan Kryegjyshatën të paguajë një shumë të konsiderueshme për blerjen e saj, në një blerje që nuk bën shumë sens nga pikëpamja ekonomike por që dukshëm reflekton fuqinë financiare të organizatave bamirëse.

Continental është krijuar si kompani në vitin 2015 me kapital themeltar prej 100 milionë lekësh ndërsa në vitin e parë të operimit më 2016, humbi 55.6 milionë lekë. Humbjet ishin 55 milionë lekë të tjera në vitin 2017, ndërsa kompania doli me një fitim minimal prej 3.5 milionë lekësh në vitin 2018. Më 2019, kompania humbi 29 milionë lekë të tjera për një total humbjesh të akumuluara prej 111 milionë lekësh. Kjo ishte kompania që u ble nga fondacioni Firdeus për 350 mijë euro apo 42 milionë lekë, një kompani që kishte humbur të gjithë kapitalin fillestar prej 100 milionë lekësh plus para të tjera të marra hua.

Menaxhimi i ri nuk solli ndonjë ndryshim shumë të madh. Në vitin 2020, humbjet e kompanisë Continental ishin 23 milionë lekë ndërsa kapitali themeltar i kompanisë ishte minus 60 milionë lekë.

Kriza e pandemisë që goditi Shqipërinë në vitin 2020 dhe që në përgjithësi ndihmoi shërbimet spitalore e në veçanti, shërbimet diagnostikuese të bënin para të majme, duket se nuk e ndihmoi shumë spitalin Continental. Sipas të dhënave të saj të bilancit, kompania pati të ardhura prej 234 milionë lekësh vitin e kaluar me një rritje 9% në krahasim me vitin 2019 por kjo nuk ndihmoi për të nxjerrë kompaninë nga humbjet.

Këto humbje maramendëse dhe të vijueshme përgjatë shumë viteve nuk e penguan Kryegjyshatët Botërore Bektashiane të firmoste një kontratë për ta blerë spitalin për 85 milionë lekë. Kontrata u firmos nga Haxhi Baba Edmond Brahimaj për blerësin dhe Ilir Naçi, drejtor ekzekutiv i fondacionit Firdeus për shitësin. Blerësi do të duhet të shpresojë që kompania do të realizojë fitime neto prej së paku 145 milionë lekësh për të mbuluar humbjet e akumuluara dhe për të shlyer çmimin e paguar për blerjen.

Lexo po ashtu

Bieber: Vuçiq ekzagjeroi në Ohër, bëhej sikur ishte nën torturë
RAJONI & BOTA

Bieber: Vuçiq ekzagjeroi në Ohër, bëhej sikur ishte nën torturë

9 orë më parë
BE-ja dënon votimin e ligjit për shpifje nga Republika Sërpska: Hap i qartë në drejtimin e gabuar
RAJONI & BOTA

BE-ja dënon votimin e ligjit për shpifje nga Republika Sërpska: Hap i qartë në drejtimin e gabuar

9 orë më parë
Sllovakia i dërgon Ukrainës katër avionë ushtarak
RAJONI & BOTA

Sllovakia i dërgon Ukrainës katër avionë ushtarak

10 orë më parë
Drejtori i TikTok para Kongresit: Frika për rrezik të sigurisë kombëtare është skenar hipotetik
RAJONI & BOTA

Drejtori i TikTok para Kongresit: Frika për rrezik të sigurisë kombëtare është skenar hipotetik

11 orë më parë
​Aksidenti i rëndë në rrugën e Kombit ku u përmbys kamioni, vdes shoferi
RAJONI & BOTA

​Aksidenti i rëndë në rrugën e Kombit ku u përmbys kamioni, vdes shoferi

12 orë më parë
Rama në Britani, takohet me kryeministrin Rishi Sunak
RAJONI & BOTA

Rama në Britani, takohet me kryeministrin Rishi Sunak

13 orë më parë
NATO bombardimet
Lajme

24 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi

24 Mars, 2023

24 vjet më parë, NATO bombardoi caqet ushatarake dhe policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Sulmet kishin filluar në...

Read more
Sot bëhen 24 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

Sot bëhen 24 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

24 Mars, 2023
Arjan Çani

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, si i shpërlan trurin të huajve

23 Mars, 2023
Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shkarkuar

Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shkarkuar

23 Mars, 2023
france protestat

Hollit të bashkisë së Bordeauxit i vihet zjarri në protestat për pensionet

23 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.