Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Duhet të vendoset drejtësi për viktimat e të mbijetuarat/it e luftës

lajmim.com nga lajmim.com
2 muaj më parë
në Lajme
A A
Në 23 vjetët e fundit me Serbinë më shumë kemi pasë armëpushim sesa paqe
Share on FacebookShare on Twitter

Raportuesi Special i OKB-së, Fabian Savioli shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e treguar nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës dhe solidaritetin me viktimat dhe popullin kosovar.

Angazhimi i Qeverisë për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe nismat për drejtësi tranzicionale ishin tema të takimit të Kryeministrit Albin Kurti me Fabian Savioli, Raportues Special i Kombeve të Bashkuara për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, reparacioneve dhe garantimit të mospërsëritjes.

Savioli, siç informoi zyra e Kryeministrit, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e treguar nga Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe shprehu solidaritetin me viktimat dhe popullin e Kosovës.

Ndërsa, Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për ballafaqim me të kaluarën dhe për drejtësi.

Ai tha se duhet të ketë rehabilitim dhe rivendosje të drejtësisë për viktimat e të mbijetuarat/it, pasi është shumë e vështirë për familjet të vazhdojnë të jetojnë normalisht përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të tyre.

“Ai veçoi disa nga nismat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si ajo për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, hartimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale, si dhe fuqizimin e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Po ashtu, foli edhe për ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale të cilat mundësojnë gjykimin në mungesë për raste të krimeve të luftës, duke qenë se shumica e kryerësve të krimeve të luftës në Kosovë ndodhen në Serbi, dhe Serbia refuzon t’i dorëzojë ata para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Tutje, Kurti theksoi çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe familjet që jetojnë në dhembje e ankth, duke mos ditur për fatin e vendndodhjen e të dashurve të tyre.

Ai ritheksoi domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë.

Lexo po ashtu

Rama i përgjigjet opozitës nga Twitter: O të diskredituar, s'ka asnjë akuzë apo hetim ndaj meje në SHBA
Lajme

Rama i përgjigjet opozitës nga Twitter: O të diskredituar, s’ka asnjë akuzë apo hetim ndaj meje në SHBA

33 minuta më parë
Daçiq: Serbia ka marrë garanci nga Amerika për themelimin e Asociacionit
Lajme

Daçiq: Serbia ka marrë garanci nga Amerika për themelimin e Asociacionit

43 minuta më parë
Debat i ashpër në Kuvendin e Shqipërisë për ish-agjentin e FBI-së
Lajme

Debat i ashpër në Kuvendin e Shqipërisë për ish-agjentin e FBI-së

55 minuta më parë
Lordi Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër (FOTO)
Lajme

Lordi Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër (FOTO)

1 orë më parë
Sulmuesi në xhaminë e Pakistanit përdori uniformën e policisë si maskim, thotë zyrtari
Lajme

Sulmuesi në xhaminë e Pakistanit përdori uniformën e policisë si maskim, thotë zyrtari

1 orë më parë
Apeli i Speciales zbut dënimet nga tre muaj ndaj Gucatit dhe Haradinajt
Lajme

Apeli i Speciales zbut dënimet nga tre muaj ndaj Gucatit dhe Haradinajt

2 orë më parë
Rama i përgjigjet opozitës nga Twitter: O të diskredituar, s'ka asnjë akuzë apo hetim ndaj meje në SHBA
Lajme

Rama i përgjigjet opozitës nga Twitter: O të diskredituar, s’ka asnjë akuzë apo hetim ndaj meje në SHBA

2 Shkurt, 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur t’i përgjigjet opozitës nga Twitter, ndërsa kjo e fundit e kishte thirrur për...

Read more
Daçiq: Serbia ka marrë garanci nga Amerika për themelimin e Asociacionit

Daçiq: Serbia ka marrë garanci nga Amerika për themelimin e Asociacionit

2 Shkurt, 2023
Debat i ashpër në Kuvendin e Shqipërisë për ish-agjentin e FBI-së

Debat i ashpër në Kuvendin e Shqipërisë për ish-agjentin e FBI-së

2 Shkurt, 2023
Seancë e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë për “rastin McGonigal”

Seancë e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë për “rastin McGonigal”

2 Shkurt, 2023
Lordi Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër (FOTO)

Lordi Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër (FOTO)

2 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.