Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SHËNDETËSI

Drejtori i SHSKUK-së viziton pacientët me COVID në spitalet e Pejës dhe Gjakovës

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në SHËNDETËSI
A A
Drejtori i SHSKUK-së viziton pacientët me COVID në spitalet e Pejës dhe Gjakovës
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka vizituar sot spitalet e përgjithshme të Pejës dhe Gjakovës, ku ka parë nga afër punën në repartet Covid dhe ka biseduar me disa nga pacientët që po marrin shërbime shëndetësore në këto spitale.

Krasniqi në takime është pritur nga Skender Dreshaj, drejtor i Spitalit të Pejës dhe Hilmi Shala, u.d. drejtor i Spitalit të Gjakovës. Duke folur për investimet e bëra në spitalet e përgjithshme, Krasniqi pohoi se pas investimeve në rezervuarët me oksigjen të lëngshëm, janë shpëtuar shumë jetë pacientësh.

Ai ka falënderuar të gjithë punëtorët e spitaleve që përkundër mbingarkesës, po kujdesen maksimalisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.

Ndërsa drejtorët e spitalit të Pejës dhe Gjakovës, kanë njoftuar se në këto spitale vazhdojnë të trajtohen numër i madh i pacientëve me COVID-19.

Ata kanë falënderuar Krasniqin për investimet e bëra në këto spitale, si në rezervuarët me furnizim të lëngshëm me oksigjen, por mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për spitalet e përgjithshme në furnizim me barna, material shpenzues dhe masa mbrojtëse kundër COVID-19.

Mes tjerash, drejtori i ShSKUK-së, tha se po zbatojnë planin për menaxhim të situatës me COVID-19, në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, në të cilat kapacitetet për trajtim të pacientëve me koronavirus janë zgjeruar sipas nevojave që janë paraqitur.

Krasniqi theksoi se njëra nga synimet ka qenë që spitalet të trajtojnë pacientët me COVID-19 dhe mos të ngarkohet QKUK, e kjo është duke u realizuar me sukses.

Duke folur edhe për rëndësinë e vaksinimit, ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të vaksinohen, ngase është mundësia e vetme për ta mundur virusin dhe për ta tejkaluar këtë situatë.

Ndryshe, Kosova vazhdon të përballet me numër të lartë të viktimave me koronavirus ku vetëm në 24 orët e fundit si pasojë e kësaj sëmundjeje të rrezikshme kanë humbur jetën 24 pacientë. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 152.169, ndërsa i të vdekurve në 2.629.

Lexo po ashtu

Dentistët: Mos e lagni kurrë furçën e dhëmbëve përpara se të vendosni pastën
SHËNDETËSI

Dentistët: Mos e lagni kurrë furçën e dhëmbëve përpara se të vendosni pastën

4 orë më parë
Farat e Lirit – Efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre
SHËNDETËSI

Farat e Lirit – Efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

13 orë më parë
Shmangia e vakteve mund të jetë shkaku i problemeve shëndetësore
SHËNDETËSI

Shmangia e vakteve mund të jetë shkaku i problemeve shëndetësore

1 ditë më parë
Efektet e rrezeve të diellit në shëndetin tonë
SHËNDETËSI

Efektet e rrezeve të diellit në shëndetin tonë

1 ditë më parë
Pse gratë në moshën 40 vjeçare duhet të bëjnë rregullisht mamografi
SHËNDETËSI

Pse gratë në moshën 40 vjeçare duhet të bëjnë rregullisht mamografi

1 ditë më parë
Cila qepë është më e mira për konsumim?
SHËNDETËSI

Cila qepë është më e mira për konsumim?

1 ditë më parë
Lirohet nga burgu ish-ministri Saimir Tahiri
RAJONI & BOTA

Lirohet nga burgu ish-ministri Saimir Tahiri

2 Qershor, 2023

sh-ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri është liruar nga burgu. Sipas vendimit të gjykatës së Elbasanit ish-ministri Tahiri do...

Read more
Abelard Tahiri

Tahiri: S’do ketë normalitet në kuvend derisa jemi të sanksionuar nga ShBA-ja

2 Qershor, 2023
Ishte kërcënuar me armë trajneri i Arbnor Mujës

Ishte kërcënuar me armë trajneri i Arbnor Mujës

2 Qershor, 2023
ZUBIN POTOK

Dita 5 e protestës: Qetë edhe në Zubin Potok

2 Qershor, 2023
Ramush Haradinaj

Haradinaj: Ajo që ne s’po e flasim në Kosovë, është ku po shkon Kosova nën udhëheqjen e Kurtit?

2 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.