Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Djemtë e kësaj moshe janë më të rrezikuar nga efektet anësore të vaksinave të Covid

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Djemtë e kësaj moshe janë më të rrezikuar nga efektet anësore të vaksinave të Covid
Share on FacebookShare on Twitter

JCVI nuk rekomandoi vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm 12 deri në 17 vjeç, por ia kaloi çështjen zyrtarëve kryesorë mjekësorë të cilët pritet të marrin një vendim përfundimtar javën e ardhshme.

Djemtë e shëndetshëm mund të kenë më shumë gjasa të shtrohen në spital me një efekt anësor të rrallë të vaksinës Pfizer/BioNTech Covid, që shkakton inflamacion të zemrës sesa nga vetë Covid, sipas studiuesve amerikanë, shkruan The Guardian.

Analiza e të dhënave mjekësore sugjeron që djemtë e moshës 12 deri në 15 vjeç, pa sëmundje kronike, kanë katër deri në gjashtë herë më shumë gjasa të diagnostikohen me miokardit të lidhur me vaksinën sesa të përfundojnë në spital me Covid.

Shumica e fëmijëve që përjetuan efektin e rrallë anësor, kishin simptoma brenda ditëve nga doza e dytë e vaksinës Pfizer/BioNTech, megjithëse një efekt anësor i ngjashëm shihet edhe me vaksinën Moderna.

Saul Faust, profesor i imunologjisë pediatrike dhe sëmundjeve infektive në Universitetin e Southampton, ka deklaruar se gjetjet justifikojnë qasjen e kujdesshme ndaj vaksinave për adoleshentët.

JCVI nuk rekomandoi vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm 12 deri në 17 vjeç, por ia kaloi çështjen zyrtarëve kryesorë mjekësorë të cilët pritet të marrin një vendim përfundimtar javën e ardhshme.

Edhe në studimin e fundit nga Tracy Hoeg dhe kolegë të tjerë në Universitetin e Kalifornisë rezultoi se shkalla e miokardit pas dy dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech, të jetë 162.2 raste për 1 milion për djemtë e shëndetshëm të moshës 12 deri në 15 vjeç dhe 94 raste për 1 milion për djemtë e shëndetshëm të moshës 16 deri në 17.

Pjesa dërrmuese e miokardit shfaqet pas dozës së dytë të vaksinës, kështu që ofrimi i vetëm një doze mund të mbrojë fëmijët duke ulur rrezikun e efekteve anësore.

“Ndërsa miokardi pas vaksinimit është jashtëzakonisht i rrallë, ne mund të jemi në gjendje të ndryshojmë dozat e para ose të dyta ose të kombinojmë vaksinat në mënyrë të ndryshme për të shmangur rrezikun, por pasi ta kuptojmë më mirë fiziologjinë,” thotë për The Guardian doktor Faust.

Edhe doktor Adam Finn, anëtar i JCVI në Universitetin e Bristol thotë: “Unë i qëndroj këshillës së JCVI, e cila nuk do vazhdojë në këtë periudhë me vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm 12 deri në 15 vjeç në bazë të rrezikut dhe përfitimit të rezultateve shëndetësore. Dhe kjo duke pasur parasysh pasigurinë aktuale – pasi ekziston një rrezik i vogël por i besueshëm që dëmet mund të rezultojnë më të mëdha se përfitimet modeste”. 

Lexo po ashtu

Banorët e Gaziantepit: Fëmijët kanë frikë të qëndrojnë brenda, po flenë nëpër vetura në të ftohtë
RAJONI & BOTA

Banorët e Gaziantepit: Fëmijët kanë frikë të qëndrojnë brenda, po flenë nëpër vetura në të ftohtë

7 orë më parë
OBSH: Numri i viktimave në Turqi mund të arrijë në 20 mijë
RAJONI & BOTA

OBSH: Numri i viktimave në Turqi mund të arrijë në 20 mijë

8 orë më parë
Foshnja e lindur nën gërmadha të tërmetit, është në gjendje të mirë
RAJONI & BOTA

Foshnja e lindur nën gërmadha të tërmetit, është në gjendje të mirë

8 orë më parë
Tërmet në Shqipëri, banorët raportojnë lëkundje të forta
RAJONI & BOTA

Raportohen përsëri lëkundje të forta tërmeti në Turqi

9 orë më parë
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t'i jepen mbi 100 tanke Leopard 1
RAJONI & BOTA

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mbi 100 tanke Leopard 1

10 orë më parë
Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni
RAJONI & BOTA

Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni

10 orë më parë
Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë
Lajme

Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë

8 Shkurt, 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi do të ndikohet nga masa të thata të ajrit me...

Read more
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

8 Shkurt, 2023
Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

8 Shkurt, 2023
“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

7 Shkurt, 2023
OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë

OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë

7 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.