Dita e pestë e protestës së serbëve nëpër komunat veriore të Kosovës, po vazhdon edhe sot. Klan Kosova raportoi se në Zveçan janë mbledhur protestuesit, por situata është e qetë.
E siç raporton gazetarja e Klan Kosovës nga Zubin Potoku, Arbreshë Uka, edhe atje qytetarët janë mbledhur teksa po qëndrojnë të qetë nën çadra të mëdha, ku po lëshojnë muzikë nacionaliste serbe, por me zë dukshëm më të ulët sesa në ditët e kaluara.
Forcat policore po qëndrojnë te ndërtesa e Komunës, si zakonisht që nga dita e premte e javës së kaluar.
Ndërkaq, ka edhe forca të KFOR-it, por në numër të vogël. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber