Ruben Dias e ka zgjatur kontratën e tij me Manchester City deri në vitin 2027.
Dias u bashkua me Cityn nga Benfica për 65 milionë funte në shtator 2020, duke nënshkruar një kontratë gjashtëvjecare me skuadrën e Manchesterit.
Portugezi tani e ka rinovuar atë marrëveshje me një vit shtesë, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.
Qendërmbrojtësi portugez ka riafirmuar angazhimin e tij ndaj kampionëve të Premier League pas një viti jashtëzakonisht mbresëlënës në futbollin anglez.