Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Deliu: Do të krijoj model të qeverisjes së mirë bashkë me qytetarët, puna e çdo vreshtari do të shpaguhet

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Deliu: Do të krijoj model të qeverisjes së mirë bashkë me qytetarët, puna e çdo vreshtari do të shpaguhet
Share on FacebookShare on Twitter
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit, Bejtullah Deliu, përmes një video-adresimi ka shpalosur programin e tij për katër vitet e ardhshme për Rahovecin, komunë të zhvilluar dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Deliu duke iu drejtuar virtualisht qytetarëve të Rahovecit tha se prioritetet e qeverisjes së tij do të jenë shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe agroturizmi, inovacioni, zhvillimi ekonomik, dhe kultura, rinia e sporti.

“Ne duam që të gjithë bashkëqytetarët tanë, të gëzojnë dhuratën më të madhe – shëndetin. Andaj, do të shtojmë numrin e punëtorëve shëndetësorë, do i funksionalizojmë objektet e QMF nëpër fshatra të ndryshme që janë lënë në harresë dhe do të ndërtojmë QMF të reja në fshatra të komunës sonë. Çdo qytetar do të marrë falas shërbimet shëndetësore. Një popull i shëndoshë, patjetër duhet të arsimohet. Do të kemi laboratorë në çdo shkollë që nxënësit të përgatiten në mënyrë praktike. Do të ndërtojmë çerdhe të reja. Për nxënësit prej klasës 1-5 do të ketë shujta ditore të shëndetshme në çdo shkollë të Rahovecit. Do të themelojmë Qendrën e Inovacionit dhe do të rrisim numrin e bursave për studentë”, tha ai.

Duke i ftuar qytetarët e Rahovecit që më 17 tetor ta votojnë numrin 177 dhe PDK-në, Deliu u zotua se në qeverisjen e tij do të shpaguhet djersa e çdo vreshtari dhe do të siguroj treg të duhur për shitjen e rrushit dhe prodhimeve tjera.

“Rahovecin tonë, qytetin e rrushit, të vreshtave dhe të verës kemi paraparë ta zhvillojmë e ta modernizojmë. Andaj, do të hapim katër pika të reja grumbulluese të pajisura me komora ftohëse për produktet e perimkulturës dhe rrushit të tryezës. Subvencionimi do të bëhet me modalitet duke vendosur bujku dhe në asnjë formë kryetari. Në bashkëpunim me shoqatat si Hardh Fest, Shoqata e vreshtarëve dhe vertarëve do të zhvillojmë planin për rajonin e agroturizmit. Do të ndërtojmë shtigje nëpër vende kodrinore dhe fushore duke futur edhe sporte te ndryshme si kalërimi, gjuetia, motoçiklizëm malor. Me projekte konkrete nga donatorë të ndryshëm do kemi buxhet shtesë prej 15 milion euro që do të investohen në sektorin e agroturizmit dhe zhvillimit ekonomik”, tha Deliu.

Ai theksoi se si kryetar nuk do të qeverisë i vetëm, por do të marrë vendime duke u bazuar në kërkesat dhe vullnetin e qytetarëve.

“Bashkë me ju, qytetarë të nderuar, do të krijoj një model të qeverisjes së mirë, që do t’i rezistojë kohës. Partnerë e bashkëpunëtorë në qeverisje do t’i kem të gjitha shtresat e qytetarëve. Partnerë për zhvillimin ekonomik do t’i kem bizneset, prodhuesit, bujqit dhe vreshtarët. Për arsimin, profesionistët e arsimit, prindërit dhe nxënësit. Për shëndetësinë, profesionistët shëndetësorë. Bashkë më të rinjtë do ta projektojmë të ardhmen e komunës tonë. Programi im garanton një model të ri të qeverisjes bashkë me qytetarët, sepse unë nuk di as nuk mund të qeveris ndryshe.”, përfundoi Deliu. /Kosova.info/

Lexo po ashtu

Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim
RAJONI & BOTA

Sanxhaku: Në seancën e tretë të rregullt të KKB-së, përveç buxhetit, është miratuar edhe vendimi për menaxhim

3 orë më parë
Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum
RAJONI & BOTA

Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në referendum

4 orë më parë
Një qytetarë serb pretendon se është rrahur pasi ka ofenduar e Vuçiqin
RAJONI & BOTA

Një qytetarë serb pretendon se është rrahur pasi ka ofenduar e Vuçiqin

10 orë më parë
BeH: Delegacioni i KKB-së vizitoi shoqatën e qytetarëve nga Sanxhaku dhe shoqatën e intelektualëve të pavarur të BeH-së "Krug 99"
RAJONI & BOTA

BeH: Delegacioni i KKB-së vizitoi shoqatën e qytetarëve nga Sanxhaku dhe shoqatën e intelektualëve të pavarur të BeH-së “Krug 99”

15 orë më parë
Pramenkoviq: KKB nënshkroi marrëveshje për bashkëpunim me arkivin e BeH
RAJONI & BOTA

Pramenkoviq: KKB nënshkroi marrëveshje për bashkëpunim me arkivin e BeH

15 orë më parë
BeH: Delegacioni i KKB-së viziton kryeministrin Novalliq
RAJONI & BOTA

BeH: Delegacioni i KKB-së viziton kryeministrin Novalliq

16 orë më parë
Deputeti Adnan Dibrani
Lajme

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, shpëton një foshnje në lumin Moraça

20 Mars, 2023

Një grua ka humbur jetën sot nga mbytja në lumin Moraça në Podgoricë, teksa foshnja e saj, është nxjerrë e...

Read more
Policia e Kosoves

Vizitën e parë brenda organizatës policore, drejtori i PK-ës e realizoi në stacionet policore në veri të vendit

20 Mars, 2023
Andin Hoti

​Hoti: Pika për të zhdukurit u refuzua mbi katër herë, deklarata të nënshkruhet ditët në vijim

20 Mars, 2023
Marshi UÇK

Shoqata e të burgosurve politikë mbështetë marshin për drejtësi për krerët e UÇK-së në Hagë

20 Mars, 2023
Haradinaj: Kosova duhet t’i arrijë tri objektiva për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Haradinaj: Kosova duhet t’i arrijë tri objektiva për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.