Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Delegacioni i Kuvendit mori pjesë në takimin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Delegacioni i Kuvendit mori pjesë në takimin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Share on FacebookShare on Twitter

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përbërje, znj. Saranda Bogujevci, kryesuese e delegacionit, njëherësh nënkryetare e Kuvendit, si dhe deputeti z. Enis Kervan, anëtar, njëherësh kryetar i Grupit Multietnik në Kuvendin e Kosovës, mori pjesë në takimin e radhës të Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili u mbajt më 3 dhe 4 nëntor në Budapest të Hungarisë, transmeton Kosova Post.

Gjatë këtij takimi, një nga temat kryesore të diskutimit ishte “Mbështetja e një perspektive evropiane për Ballkanin Perëndimor”, gjatë trajtimit të së cilës pjesëmarrësve iu drejtua z. Olivér Várhelyi, Komisioner i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, dhe anëtarë të delegacioneve nga rajoni.

Duke folur lidhur me pakon e zgjerimit të Komisionit të BE-së 2021, z. Várhelyi tha se në raportet e këtij viti shihet se BE-ja ka një agjendë të njëjtë me Këshillin e Evropës sa i përket çështjes së reformave në Ballkanin Perëndimor.

“Siç mund ta dini, raportet e këtij viti përputhen plotësisht me metodologjinë e rishikuar të zgjerimit, të miratuar vitin e kaluar nga Komisioni, si dhe katër parimet kryesore të tij: më shumë besueshmëri, më shumë parashikueshmëri, më shumë dinamizëm dhe drejtim politik më të fortë”, theksoi Várhelyi.

Komisioneri Várhelyi veçoi edhe disa nga çështjet kryesore dhe hapat që i presin vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket Kosovës, ai tha se duhet të vazhdohet me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj, duke bërë kështu thirrje për një Kosovë pa viza.

Lidhur me dialogun, ai tha se duhet të vazhdojë dhe të përfundojë me sukses, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Në vazhdim, Komisioneri i BE-se tha se vendet e Ballkanit Perëndimor sfidë kryesore e kanë luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjate takimit të Komitetit per Çështje Politike dhe Demokraci, fjalën e mori edhe drejtuesja e delegacionit të Kosovës, znj. Saranda Bogujevci.

Në fjalën e saj Bogujevci fillimisht rikujtoi adresimin e saj gjatë sesionit plenar në shtator, i cili i mbajt në Strasburg.

“Në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë tutje, duhet të përqendrohen në vlerat evropiane, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe demokracinë”, theksoi znj. Bogujevci.

Në vazhdim Kryesuesja e delegacionit të Kosovës përmendi masat qe ka ndërmarrë Kosova për vënien në fuqi të legjislacionit dhe implementimin e tij, veçanërisht në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve pakicë. Tutje ajo shtoi se Kosova ka nevoje për mbështetje në arritjen e përmbushjes së objektivave për t’iu bashkuar familjes evropiane.

Znj. Bogujevci theksoi se Kosova është pjesë e Komisionit të Venecias dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe se misioni i Kosovës do të kompletohet me anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

Në vazhdim nënkryetarja e Kuvendit zhvendosi fokusin te çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke iu rikujtuar edhe një herë të pranishmëve se Kosova mbetet i vetmi vend në rajon pa të drejtë të lëvizjes së lirë. Ajo tha se liria e lëvizjes do të kontribuonte më së shumti tek të rinjtë, të cilët do të mund të kenë mundësinë të marrin eksperienca nga jashtë, për të ndihmuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit te tyre.

Në fund të fjalës së saj znj. Bogujevci u bëri thirrje të pranishmëve për dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën.

Deputeti Enis Kervan, gjatë fjalës se tij theksoi se BE-ja është donatori dhe investitori më i rëndësishëm në rajon, si dhe partneri kryesor politik i Ballkanit Perëndimor.

Ai shtoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të jetë një investim gjeostrategjik në një Evropë të qëndrueshme, të fortë dhe të bashkuar, të përkushtuar ndaj vlerave të përbashkëta.

Në vazhdim z. Kervan rikujtoi se kanë kaluar njëzet e gjashtë vjet nga Marrëveshja e Dejtonit dhe tetëmbëdhjetë vjet nga Samiti i Selanikut, i cili nisi agjendën integruese të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, mirëpo, siç tha ai, ende edhe sot Kosova mbetet i vetmi vend i izoluar në Evropë.

“Dhe pyetja ime është pse, edhe përkundër faktit se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave, të konfirmuara edhe nga Parlamenti Evropian? Të mos harrojmë se në Kosovën multietnike, përveç shqiptarëve dhe serbëve, edhe komunitetet tjera, si turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, jetojnë me të drejta të plota kushtetuese dhe ligjore. Të gjithë kemi një kërkesë për miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, sepse e ardhmja e të gjithë neve është brenda Bashkimit Evropian”, theksoi z. Kervan.

Gjatë këtyre ditëve të takimit, delegacioni i Kosovës është takuar edhe me z. Istvan Jakab, Nënkryetar i Kuvendit të Hungarisë, si dhe me z. Zsolt Németh, Kryesues i Delegacionit të Hungarisë në Këshillin e Evropës, si dhe Kryesues i Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Z. Jakab theksoi se ka qenë kryesues i grupit për Ballkanin Perëndimor brenda Parlamentit të Hungarisë, si dhe bashkëkryesues i Grupit të Miqësisë me Kosovën.

Ai theksoi se Hungaria ka qenë gjithmonë partner i Kosovës dhe pro liberalizimit të vizave për qytetarët e saj, dhe se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Po ashtu delegacioni i Kosovës ka zhvilluar një vizitë edhe në Ambasadën e Kosovës në Budapest, gjatë të cilës është pritur nga U.D. i ambasadorit, z. Naser Idrizi./KosovaPost/​

Lexo po ashtu

pema me fame boterore
Lajme

Lirohet me kusht djali i arrestuar pas prerjes së pemës me famë botërore

24 minuta më parë
1561 gjoba gjatë një jave për kundërvajtësit në trafik në Rajonin e Gjilanit
Lajme

1561 gjoba gjatë një jave për kundërvajtësit në trafik në Rajonin e Gjilanit

35 minuta më parë
Vdes personi që pësoi aksident trafiku javë më parë në Prishtinë
Lajme

Flasin nga QKUK-ja, i plagosuri në “Dardani” në gjendje të rëndë

44 minuta më parë
Plagoset me armë zjarri një person në “Dardani” të Prishtinës
Lajme

Plagoset me armë zjarri një person në “Dardani” të Prishtinës

1 orë më parë
Kryeministri i Suedisë thërret shefin e ushtrisë pas rritjes së vrasjeve
Lajme

Kryeministri i Suedisë thërret shefin e ushtrisë pas rritjes së vrasjeve

1 orë më parë
Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në "Dardani" të Prishtinës
Lajme

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në “Dardani” të Prishtinës

1 orë më parë
pema me fame boterore
Lajme

Lirohet me kusht djali i arrestuar pas prerjes së pemës me famë botërore

29 Shtator, 2023

Është liruar me kusht një adoleshent i arrestuar pasi një nga pemët më të fotografuara në Mbretërinë e Bashkuar u...

Read more
1561 gjoba gjatë një jave për kundërvajtësit në trafik në Rajonin e Gjilanit

1561 gjoba gjatë një jave për kundërvajtësit në trafik në Rajonin e Gjilanit

29 Shtator, 2023
Vdes personi që pësoi aksident trafiku javë më parë në Prishtinë

Flasin nga QKUK-ja, i plagosuri në “Dardani” në gjendje të rëndë

29 Shtator, 2023
Plagoset me armë zjarri një person në “Dardani” të Prishtinës

Plagoset me armë zjarri një person në “Dardani” të Prishtinës

29 Shtator, 2023
Kryeministri i Suedisë thërret shefin e ushtrisë pas rritjes së vrasjeve

Kryeministri i Suedisë thërret shefin e ushtrisë pas rritjes së vrasjeve

29 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.