Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka nisur një letër Prokurorisë së Përgjithshme dhe kërkon verifikim për emrat e ministrave të rinj të propozuar nga Kryeministri Edi Rama.
Klan News raporton se letra e Presidentit ka shkuar në prokurori dhe kërkohet që të ketë një skanim të ministrave përpara se të dekretohen dhe të betohen për vijimin e punës në qeverinë “Rama 3”.
Presidenti kërkon informacion nga akuza “Nëse për këta shtetas disponon informacione të kësaj natyre, pa cënuar sekretin hetimor kërkojmë që të informohemi mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej shtetasve të mësipërm. Lutemi, që ky informacion të na përcillet brenda një kohe sa më të shpejtë, pasi sic ju e dini sipas nenit 98 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës do të duhet të shprehet mbi këto emra brenda 7 ditëve nga administrimi i propozimit prej kryeministrit”.
Ndërkohë një ditë më parë Ilir Meta dekretoi Edi Ramën si Kryeministër për qeverinë e re. Pas dekretimit Rama i ka dërguar emrat e kabinetit të ri, që ka disa emrat të rinj.
Qeveria “Rama 3”
Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj
Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja
Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi
Ministri i Financave, Delina Ibrahimi
Ministri për Infrastrukturën, Belinda Balluku
Ministri i Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
Ministri i Arsimit, Evis Kushi
Ministri i Kulturës, Elva Margariti
Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro
Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali
ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali
Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi
Ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi./tvklan.al/