Kombëtarja e Kosovës ka siguruar tri pikët e para në grup, pasi mposhti Gjeorgjinë më rezultat minimal, 1 me 0.
Tani, Kosova ka tre pikë në tabelën e cila do të caktojë kualifikuesit për Kupën Botërore “Katar 2022”, ndërsa Gjeorgjia mbetet e fundit në tabelë me një pikë.
90′ Tre minuta shtesë e ndajnë Kosovën nga fitorja.
83′ Kosova shënon nga një krosim, por anulohet pasi Muriqi ishte në pozicion jashtë loje.
80′ Kosovës i duhet të mos lejojë topin të futet në portën e tyre vetëm edhe për dhjetë minuta, në mënyrë që t’i sigurojë tri pikët e shumë kërkuara.
72′ Giorgi Miqaut’adze gjuan ulët nga këndi në portë të Kosovës, Muriqi ndalon topin.
66’ Lirim Kastrati dhe Besar Halimi lënë fushën për t’i dhënë hapësirë Florian Loshajt dhe Zamar Bytyqit.
60′ Disa lojtarë të Kosovës pothuajse përleshen me ata të Gjeorgjisë. Nuk dihet se si erdhe deri tek kjo.
Një përplasje mes Kashias dhe Kastratit bëri që skuadrat të tentojnë të masin forcat edhe në një mënyrë tjetër.
54’ I njëjti rast, dështon përsëri. Lirim Kastrati do të identifikohet si dështaku i kësaj ndeshje, pati mundësi ta qojë Kosovën para me dy gola.
52’ Kastrati humbet mundësi ideale për gol, ishte i vetëm me portierin e Gjeorgjisë, në vend të goditjes, tentoi të kalojë edhe portierin, por dështoi.
51′ Me epërsinë minimale, Kosova po qëndron në vendin e tretë në grupin B.
45′ Fillon pjesa e dytë.
45′ Kosova ka shkuar në pushim me epërsi minimale ndaj Gjerorgjisë. Goli i vetëm në ndeshje u dha nga vetë Gjeorgjia, pa qëlllim.
43’ Shiu vazhdon të bjerë mbi kokat e lojtarëve, shpresojmë që kjo të jetë në favor të kosovarëve.
40’ Kosova po vazhdon një ritëm të mirë loje, nëse vazhdon kështu, dardanët mund të sigurojnë tri pikët e para në grup.
31′ Gjeorgjia e ka zotëruar topin 53 përqind të kohës, ndërsa Kosova 47.
25′ Valon Berisha zverdhet pas një ndërhyrje të palejueshme.
18′ GOOOOL Berisha dërgon në avantazh Kosovën në rastin e parë.
Megjithatë, goli është regjistruar si autogol nga FIFA, duke ia dhënë meritat gjerorgjianit David Khocholava.
Gjerogji-Kosovë, 0-1.
“Ne po gjuajmë shumë topa përpara, për fat të keq ata ose janë duke u përgjuar ose keqlexuar nga marrësit e tyre të synuar” shkruan skuadra e Gjerogjisë në Twitter.
14’ Rast shënimi për Kosovën, por pa konkretizim.
12′ Zëvendësim i hershëm në skuadrën gjeorgjiane.
Otar Kiteshvili ia lëshon vendin Jambul Jiguarit.
10’ Vazhdon loja pa gola dhe pa ndonjë rast konkret shënimi .
9’ Dardanët kanë shkaktuar tri ndërhyrje të palejueshme deri më tani.
5’ Ndeshja po zhvillohet me ritëm normal, kryesisht në mesfushë, nuk ka ndonjë rast për të u theksuar nga 2 ekipet.
1’ Referi ukrainas, Mykola Balakin, jep sinjalin për fillimin e lojës. Gjeorgjia me një pikë në tabelë do të përpiqet të rrisë numrin e pikëve, ndërsa Kosova është në përpjekje të shijimit të pikëve të para, gjë që ka bërë që të gjendet e fundit në tabelë.
Loja po zhvillohet në kuadër të grupeve për kualifikim për Kupën e Botës “Katar 2022”.