Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Danimarka s’ka më kufizime për COVID-19, organizohet koncert me 50 mijë njerëz

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Danimarka s’ka më kufizime për COVID-19, organizohet koncert me 50 mijë njerëz
Share on FacebookShare on Twitter

Pa maska dhe me koncerte me dhjetëra mijëra njerëz, Danimarka të premten ka hequr pasaportat e vaksinimit në klube të natës duke i dhënë fund kështu kufizimit të vetëm që ishte në fuqi kundër COVID-19.

Pasaportat e vaksinimit ishin prezantuar në mars të vitit 2021 kur Kopenhaga filloi gradualisht të lehtësojë kufizimet.

Ato u hoqën krejtësisht më 1 shtator, përveç klubeve të natës ku edhe aty më nuk do të jenë të nevojshme që nga e premtja.

“Ne padyshim që jemi duke prirë si Danimarkë pasi nuk kemi asnjë kufizim dhe tani jemi në anën tjetër të pandemisë falë vaksinimit masiv”, ka thënë një organizues i ngjarjeve Ulrik Orum-Petersen për AFP.

Tashmë janë shitur të gjitha biletat për një koncert që do të mbahet në Kopenhagë ku pritet të jenë 50 mijë njerëz e që do të jetë koncerti i parë në Evropë që nga koha kur nisi pandemia.

Në ndërkohë më 4 shtator u organizua festivali i parë në ambient të hapur që mblodhi hiç më pak se 15 mijë njerëz në Kopenhagë.

“Të jem para turmës dhe të këndoja si më parë gati më bëri ta harroj COVID-19 dhe gjithçka nëpër të cilën kemi kaluar në këta muajt e fundit”, ka thënë këngëtarja Emilie Bendix.

Fushata e vaksinimit në Danimarkë ka ecur shumë mirë, ku 73 % e popullatës prej 5.8 milionë njerëzve janë plotësisht të vaksinuar, me 96 % e atyre që janë 65 vjeç dhe më të vjetër./ Klankosova.tv

Lexo po ashtu

Arjan Çani
Lajme

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, si i shpërlan trurin të huajve

6 orë më parë
france protestat
Lajme

Hollit të bashkisë së Bordeauxit i vihet zjarri në protestat për pensionet

6 orë më parë
Edmond Hajrizi
Lajme

UBT-ja fillon versionin e ri të inteligjencës artificiale

7 orë më parë
Belind Këlliçi
Lajme

Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit, do të jetë kandidat i PD-ës për Tiranën

7 orë më parë
Foto femije
Lajme

Brukseli dhe Varshava me nismë për gjetjen dhe kthimin e fëmijëve ukrainas në vendlindje

7 orë më parë
Raketat ruse
Lajme

Rrëzohen dy raketa ruse në Ukrainë

7 orë më parë
Arjan Çani
Lajme

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, si i shpërlan trurin të huajve

23 Mars, 2023

Gazetari Arjan Çani tha për Euronews Albania se Edi Rama ka një performancë gjuhësore që i bën për vete menjëherë...

Read more
Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shkarkuar

Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shkarkuar

23 Mars, 2023
france protestat

Hollit të bashkisë së Bordeauxit i vihet zjarri në protestat për pensionet

23 Mars, 2023
Edmond Hajrizi

UBT-ja fillon versionin e ri të inteligjencës artificiale

23 Mars, 2023
Belind Këlliçi

Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit, do të jetë kandidat i PD-ës për Tiranën

23 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.