Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, tashmë ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Manchester United. Me këtë hap raportohet se ai do të bëhet lojtari më i paguar ndonjëherë në Premier League.
Në lidhje me këtë kalim të tij tek Djajtë e Kuq, ai e bëri një postim të gjatë në llogarinë e tij në Instagram, duke treguar se është i ngazëllyer që do luajë për tifozët e këtij ekipi, për të cilët tha se gjithmonë e kishte një lidhje të veçantë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të gjithë ata që më njohin, e dinë për dashurinë time të pafund që e kam për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub ku ishin absolutisht të mahnitshme dhe rruga që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të madh dhe mahnitës.
Unë as nuk mund të filloj t’i shpjegoj ndjenjat e mia në këtë moment, teksa shoh rikthimin tim në Old Trafford të shpallur në të gjithë botën. Është si një ëndërr e realizuar, pas gjitha rasteve që u ktheva për të luajtur kundër Man. United, madje edhe si kundërshtar, kisha ndjerë gjithmonë një dashuri dhe respekt nga tifozët në tribuna. Këto janë absolutisht 100% gjërat nga të cilat janë bërë ëndrrat!
Liga ime e parë vendase, Kupa ime e parë, thirrja ime e parë në ekipin kombëtar Portugez, Liga ime e parë e Kampionëve, Këpuca ime e parë e Artë dhe Topi i Artë i parë, të gjitha kanë lindur nga kjo lidhje e veçantë mes meje dhe Djajve të Kuq. Historia është shkruar në të kaluarën dhe historia do të shkruhet edhe një herë! Po ua jap fjalën!
Unë jam këtu!
Unë jam kthyer aty ku përkas!
Le ta realizojmë edhe një herë!
PS – Sir Alex, kjo është për ty…