Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina KULTURË

Çmimi Nobel për Letërsi është dinamit kulturor

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në KULTURË
A A
Çmimi Nobel për Letërsi është dinamit kulturor
Share on FacebookShare on Twitter
Shkruan: Ndue UKAJ
Sot bota e letërsisë dhe kulturës me sy e zemër është e drejtuar kah kryeqyteti suedez, Stockholmi, ku kumtohet lajmi për fituesin e sivjetshëm të Çmimit Nobel për Letërsi.

“Çmimi Nobel për Letërsi është dinamit kulturor”, shkroi Per Wästberg, shkrimtar dhe anëtar i Akademisë Suedeze, në një shkrim autorial të botuar para disa vjetëve në njërën nga gazetat më të mëdha suedeze, Svenska Dagbladet.

Ky Çmim me historinë e tij të lavdishme i ka dhënë shtytje dhe nxitje të pamatshme fuqisë së artit, duke e bërë atë më të rrokshëm anë e kënd botës; më të shpejtë dhe më të qarkullueshëm, dhe duke mundësuar që miliona lexues të njihen më mirë me vlerat e kombeve dhe gjuhëve tjera.

“Përjetësi është fjala” – tha Nathan Söderblom kur vdiq Alfred Nobel. Me çmimin e krijuar për letërsi, shpikësi i dinamitit i dha përjetësisë së fjalës një format universal: krijoi kulturën e nobelit.

Shkencëtari që themeloi këtë çmim e dinte se gjuha është pushtet sa një mijë ushtri, prandaj i kushtoi një vëmendje të veçantë fuqisë planetare të artit, letërsisë.

Letërsia e mirë na mrekullon dhe si e tillë ka ndikim të madh në gjithë historinë njerëzore. Ajo edukon ndjenjat për liri. Ajo nxit emancipimin dhe shërben si ilaç për shpirtin. Ajo thyen tabu dhe hap horizonte të reja. Ajo i ndihmon njerëzit që t’i zhvillojnë aftësitë e tyre për t’i artikuluar mendimet më bukur dhe më qartë. Ajo hulumton ekzistencën njerëzore në thellësi dhe lartësi. Ajo e edukon lexuesin që të refuzojë të keqen dhe fuqitë absolute të tiranive dhe çdo forme të shtypjes. Pra, ajo vazhdon të jetë përjetësia më e bukur e njerëzimit.

Shkëlqimi universal i letërsisë dhe njohja e përbotshme përmes Çmimin Nobel për Letërsi ka marrë shtrije planetare dhe një dimension të jashtëzakonshëm. Pa dyshim, nëse e marrim dhe e analizojmë historinë e këtij çmimi, emrat që e kanë fituar atë, afirmimin që iu ka bërë shumë veprave dhe autorëve, shohim se ndikimi i tij është i pakrahasueshëm.

Letërsisë shqipe i mungon Çmimi Nobel për Letërsi, ndonëse autori ynë i madh Ismail Kadare i ka dhënë artit shqiptar nder e dinjitet ndërkombëtar, duke e bërë pjesë të kulturës së përbotshme.

E di se është klishe të përsëritet, por dua ta ripohoj: Ismail Kadare është nga autorët ma të mirë planetar, dhe si i tillë, pa kurrfarë dyshimi ai qëmoti e ka merituar Çmimin Nobel.

Ka kohë që thuhet e shkruhet se vepra e tij letrare nuk ka nevojë të certifikohet, sepse është pranuar dhe vlerësuar universalisht nga një perandori e madhe lexuesish.

Letërsia shqipe ka nevojë për dinamitin kulturor që e dhuron Nobeli. Për të, ka nevojë gjuha shqipe dhe kombi shqiptar, që të hyjnë në vallen e popujve që kanë fituar nobelin e letërsisë.

Për këtë çmim më shumë ka nevojë gjuha dhe kultura shqiptare sesa vetë Kadareja. Për faktin e thjeshtë se vepra e tij ka prekur majat e kulturës botërore dhe jeton në ato lartësi.

“Kadare është luani i letërsisë shqipe, me një reputacion ndërkombëtar”- shkruan Rita Tornborg, shkrimtare dhe kritike suedeze, në një recension për romanin “Lulet e ftohta te marsit.” Po, Kadareja është luan i letërsisë shqipe dhe meriton këtë çmim. Jo për asgjë tjetër, por pse shkruan letërsi të bukur, magjepse, letërsi që joshë mijëra lexues anë e kënd botës. Dhe unë lutem që sot, kur të hapet dera e Komitetit të Nobelit, aty të kumbojë emri i Ismail Kadaresë.

Lexo po ashtu

Kitaristi arbëresh tregon shqiponjën që ka tatuazh, De Bartolo: Dua të mësoj shqip
KULTURË

Kitaristi arbëresh tregon shqiponjën që ka tatuazh, De Bartolo: Dua të mësoj shqip

2 ditë më parë
Dosja osmane për jetën e Ismail Qemalit dhe disa reflektime të gazetave osmane ndaj pavarësisë së Shqipërisë
KULTURË

Dosja osmane për jetën e Ismail Qemalit dhe disa reflektime të gazetave osmane ndaj pavarësisë së Shqipërisë

2 ditë më parë
Franca fiton "Junior Eurovision Song Contest 2023", Shqipëria e 8-ta
KULTURË

Franca fiton “Junior Eurovision Song Contest 2023”, Shqipëria e 8-ta

4 ditë më parë
Biznes modern me zanatin e vjetër
KULTURË

Biznes modern me zanatin e vjetër

5 ditë më parë
Shkrimtarit Ismail Kadare i dorëzohet çmimi letrar ‘Beqir Musliu’
KULTURË

Shkrimtarit Ismail Kadare i dorëzohet çmimi letrar ‘Beqir Musliu’

6 ditë më parë
Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh Zef Deda
KULTURË

Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh Zef Deda

6 ditë më parë
Rasti Klan Kosova, Rexha: KiE citoi AGK-në për përpjekjet e qeverisë që të kontrollojë mediat (VIDEO)
Lajme

Rasti Klan Kosova, Rexha: KiE citoi AGK-në për përpjekjet e qeverisë që të kontrollojë mediat (VIDEO)

30 Nëntor, 2023

Drejtori i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, duke folur për rastin e tentimit të revokimit të licencës...

Read more
islamofobia

Zyrtarët evropianë ‘thellësisht të shqetësuar’ për myslimanët në mes sulmeve në rritje

30 Nëntor, 2023
Mërgim Vojvoda pëson aksident të rëndë

Mërgim Vojvoda pëson aksident të rëndë

30 Nëntor, 2023
Ragip Fetahu

Fetahu: Pasojat e përjetimeve gjatë luftërave shihen pas 20 viteve (VIDEO)

30 Nëntor, 2023
Policia gjermane dhe belge kontrollon shtëpitë e simpatizantëve të dyshuar të Hamasit

Policia gjermane dhe belge kontrollon shtëpitë e simpatizantëve të dyshuar të Hamasit

30 Nëntor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.