Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Cili ishte sekreti i Danimarkës që iu kthye jetës normale pas pandemisë?

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Cili ishte sekreti i Danimarkës që iu kthye jetës normale pas pandemisë?
Share on FacebookShare on Twitter

Danimarka u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian që u kthye plotësisht në jetën e përditshme para-pandemike. Të premten, ky vend i hoqi të gjitha masat e mbetura kundër koronavirusit.

“Vaksinat dhe përpjekjet e mëdha të të gjithë qytetarëve të Danimarkës gjatë një periudhe kaq të gjatë janë themeli i suksesit tonë”, tha ministri danez i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.

Autoritetet shëndetësore e miratuan heqjen e masave në fund të gushtit, pasi deklaruan se virusi “nuk është më kërcënim kritik për shoqërinë”, për shkak të normave të larta të vaksinimit dhe shkallës së ulët të vdekjeve.

“Pasaporta COVID” – që përmban dëshmi të vaksinimit, të testit negativ ose të infeksionit të mëhershëm me koronavirus – nuk kërkohet më për të hyrë në restorante, qendra sportive apo klube nate, ndërsa fëmijët nuk dërgohen automatikisht nga shkolla në shtëpi, nëse bien në kontakt të afërt me një rast të konfirmuar me koronavirus.

Vetëm të infektuarit duhet të futen në karantinë.

Njerëzit mund të kthehen në zyra si zakonisht dhe shkollat janë të hapura.

Nga 13 gushti u shfuqizua edhe kërkesa për veshje të maskës në transportin publik.

Përveç fushatës së suksesshme të vaksinimit, ekspertët nxjerrin në dukje edhe nivelin e lartë të besimit të qytetarëve tek autoritetet.

Pothuajse tri të katërtat e të rriturve janë plotësisht të vaksinuar dhe normat e shtrimeve në spital nga koronavirusi janë të ulëta.

Me rreth 500 raste të të infektuarve në ditë dhe me një shkallë riprodhimi prej 0.7, autoritetet daneze thonë se e kanë virusin nën kontroll.

“Ne po synojmë lëvizjen e lirë… Ajo që do të ndodhë tani është se virusi do të qarkullojë dhe do t’i gjejë ata që nuk janë të vaksinuar”, tha për AFP-në epidemiologu danez, Lone Simonsen.

“Tani virusi nuk është më kërcënim shoqëror, falë vaksinës”, shtoi ai.

Një fjalë kyçe që disa përdorin është “samfundssind”, ose “fryma e komunitetit”. Ajo sugjeron një ndjenjë të fortë të përgjegjësisë shoqërore dhe llogaridhënies në shoqërinë daneze.

“Nëse keni nivele të ulëta besimi ndaj njerëzve të tjerë ose autoriteteve, atëherë potencialisht kërkohen ligje më drakoniane për të frenuar koronavirusin”, thotë Gert Tingaard, profesor i politikave në Universitetin Aarhus, në një intervistë për gazetën Science Nordic.

Edhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendi skandinav, me 5.8 milionë banorë, ka përfituar nga bindja e publikut me udhëzimet e Qeverisë dhe strategjinë e miratuar kundër koronavirusit.

“Ashtu si shumë vende, Danimarka, gjatë gjithë pandemisë, ka zbatuar masa të shëndetit publik dhe social, për të zvogëluar transmetimin. Por, në të njëjtën kohë, ajo është mbështetur shumë tek individët dhe komunitetet që janë pajtuar vullnetarisht”, tha Catherine Smallwood, zyrtare e OBSH-së në Evropë.

Ministri danez i Shëndetësisë, Heunicke, tha se Qeveria nuk do të hezitojë t’i rikthejë masat, nëse është e nevojshme.

Sipas autoriteteve, kthimi në jetën normale duhet të shoqërohet me masa të rrepta higjienike.

OBSH-ja ende e konsideron kritike situatën globale me koronavirus dhe bën thirrje për kujdes.

“Çdo vend duhet të mbetet vigjilent kur ndryshon situata epidemiologjike”, tha Smallwood.

Autoritetet daneze thanë se do të mbajnë nën vëzhgim numrin e shtrimeve në spital, që aktualisht është nën 130.

Qysh më 9 shtator është në dispozicion edhe doza e tretë e vaksinës për grupet e rrezikut.

Simonsen tha se vaksinat, deri më tani, kanë ofruar imunitet ndaj varianteve të koronavirusit, por nëse shfaqen variante rezistente ndaj vaksinës, “ne do të duhet ta rimendojmë strategjinë tonë”.

Të shtunën, një koncert në Kopenhagë – i pari në Evropë – do të mirëpresë 50,000 njerëz.

Më 4 shtator, në Kopenhagë u organizua festivali i parë nën qiell të hapur, me emrin “Rikthimi në jetë”, i cili mblodhi 15,000 njerëz.

“Të qenët në turmë, të kënduarit si më parë më ka bërë pothuajse të harroj COVID-in dhe gjithçka që kemi kaluar gjatë këtyre muajve të fundit”, tha për AFP-në Emilie Bendix, një qytetare daneze, 26 vjeçe.

Lexo po ashtu

Fëmijët e varur nga videolojërat po i sulmojnë familjarët e tyre, thotë NHS-ja
RAJONI & BOTA

Fëmijët e varur nga videolojërat po i sulmojnë familjarët e tyre, thotë NHS-ja

2 orë më parë
Protestat në Francë mbyllin Kullën Eiffel edhe Louvren
RAJONI & BOTA

Protestat në Francë mbyllin Kullën Eiffel edhe Louvren

2 orë më parë
Kapen me 10 kilogramë në taksi, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Greqi
RAJONI & BOTA

Kapen me 10 kilogramë në taksi, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Greqi

7 orë më parë
Stuhi e fuqishme në Suboticë, aksidentohen 14 automjete
RAJONI & BOTA

Stuhi e fuqishme në Suboticë, aksidentohen 14 automjete

7 orë më parë
Presidentja greke tha se nuk do ta njohë Kosovën, vjen reagimi nga Vuçiqi
RAJONI & BOTA

Presidentja greke tha se nuk do ta njohë Kosovën, vjen reagimi nga Vuçiqi

11 orë më parë
Kundërshtari i Vuçiqit: Njohja e Kosovës nuk është kusht, në BE ka ende shtete që nuk e kanë njohur Kosovën
RAJONI & BOTA

Kundërshtari i Vuçiqit: Njohja e Kosovës nuk është kusht, në BE ka ende shtete që nuk e kanë njohur Kosovën

12 orë më parë
Lukashenko pretendon se Ukraina ka lëshuar raketa në Bjellorusi, s'jep prova
Lajme

Bjellorusia thotë se do të presë armët bërthamore ruse për të kundërshtuar NATO-n

28 Mars, 2023

Bjellorusia ka konfirmuar se do të presë armë bërthamore taktike ruse në përgjigje të presionit perëndimor, duke përfshirë sanksionet dhe...

Read more
Fëmijët e varur nga videolojërat po i sulmojnë familjarët e tyre, thotë NHS-ja

Fëmijët e varur nga videolojërat po i sulmojnë familjarët e tyre, thotë NHS-ja

28 Mars, 2023
Shtepia e Bardhe

Amerika mbështet gjykatën për krimet ruse kundër Ukrainës

28 Mars, 2023
Protestat në Francë mbyllin Kullën Eiffel edhe Louvren

Protestat në Francë mbyllin Kullën Eiffel edhe Louvren

28 Mars, 2023
Paqarada: Ishim të pafat ndaj Andorrës

Paqarada: Ishim të pafat ndaj Andorrës

28 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.