Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SPORT

Cikalleshi: Në Hungari shkojmë për të marrë atë që duam

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në SPORT
A A
Cikalleshi: Në Hungari shkojmë për të marrë atë që duam
Share on FacebookShare on Twitter

Sokol Cikalleshi është njëri nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë në vitet e fundit.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer nën epokën e trajnerit Edy Reja duke shënuar thuajse në çdo ndeshje.

Cikalleshi, që po kalon një formë mjaft të mirë në Turqi, me skuadrën e Konyasporit u shpreh se kuqezinjtë janë në një formë mjaft të mirë dhe theksoi se duhet të vazhdojnë të tregojnë se janë grup si në ndeshjet e fundit.

31-vjeçari tha se i gjithë grupi është i gatshëm për të dhënë maksimumin në fushë, teksa u shpreh se prezenca e tifozëve në Air Albania do t’i ndihmonte shumë në ndeshjen ndaj Polonisë.

Vend në formacionin ndaj Hungarisë – “Fillimisht dua të uroj presidentin Duka ditëlindjen. Përveç shëndetit dhe mbarësisë në familje, uroj që të gjithë së bashku të arrijmë të kualifikohemi për Botëror. Ndihem mirë në momentin që vazhdoj të kontribuoj për ekipin kombëtar përgjatë gjithë këtyre viteve. Gjithmonë jam munduar të bëj më të mirën dhe të jap maksimumin tim. Shpresoj që edhe në vazhdim, në momentin që trajneri e shikon të arsyeshme dhe në momentin që unë mund ta ndihmoj ekipin në arritjen e rezultateve, duke u nisur nga këto dy ndeshje, uroj që të kem sa më shumë minuta dhe të arrij të shënoj pasi kam pasur një vazhdimësi të mirë dhe ta mbaj sa më gjatë.

Grupi? – Duke iu referuar sulmit, në momentin që sulmuesit shënojnë është diçka pozitive, por nuk duhet të fokusohemi vetëm te sulmi. Ekipi duhet të funksionojë si një ekip i tërë, si një grup. Të gjithë lojtarët në klubet e tyre po marrin minuta dhe kjo besoj se është më e rëndësishme. Uroj që të vazhdojmë të jemi grup, siç kemi treguar kohët e fundit. Kemi bërë ndeshje të mira dhe kemi bërë edhe rezultate. Janë dy ndeshje mjaft të rëndësishme për ne. Na tregojnë se mund të qëndrojmë brenda objektivit deri në fund apo mund të mendojmë diçka tjetër. Duke qenë se jemi përpara këtyre ndeshjeve që janë shumë të rëndësishme, ne jemi të fokusuar në arritjen e dy rezultateve pozitive që mund të na dërgojnë në Botëror.

Marrëdhënia me Çekicin në klub? – Te Koniaspor kemi një partneritet shumë të mirë, Çekici ka ardhur dhe ka bërë një kampionat shumë të mirë, duke shënuar edhe gola të mrekullueshëm. Është një lojtar mjaft cilësor që besoj se do t’i shërbejë shumë Kombëtares. Ne jemi një grup prej 23 lojtarësh, që jemi të gatshëm dhe duke pasur dhe një trajner me eksperiencë që i shikon shumë mirë me detaje, gjërat që ne na duhen në fushën e lojës, jam i sigurtë se secili prej nesh është i fokusuar për të dhënë maksimumin në fushën e blertë.

Vetëm për fitore në Hungari? – Kur shkojmë në transfertë, nuk është e thënë se shkojmë vetëm për tri pikë, sepse futboll është dhe të gjitha rezultatet janë të mundshme. Por duke parë momentin dhe formën e lojtarëve tanë, mendoj dhe më vjen mirë që ne mendojmë të shkojmë në Hungari për ta fituar ndeshjen dhe jam i bindur që do shkojmë atje për të arritur atë çka duam. Unë mundohem që të flas më shumë në fushë dhe besoj se si unë, edhe ekipi, të gjithë bashkë do të dëshiroja ta tregonim në fushë.

Gol ndaj Hungarisë apo Polonisë? – Duke pasur Hungarinë pas dy ndeshjesh, do të dëshiroja një gol ndaj Hungarisë, pasi me fitoren ndaj Hungarisë, me ndihmën e tifozëve që do të jenë në Air Albania dhe duke qenë të gjithë bashkë me zjarrin e fitores ndaj Hungarisë, besoj se Poloninë dhe Levandovskin do ta mundim.

Lexo po ashtu

Organizohet kampionati individual i Kosovës për senior në pingpong për 2023
SPORT

Organizohet kampionati individual i Kosovës për senior në pingpong për 2023

4 orë më parë
Barcelona triumfon në “El Clasico”, mbyll garën e titullit
SPORT

Barcelona triumfon në “El Clasico”, mbyll garën e titullit

20 orë më parë
Filluan garat ekipore edhe në ligen e parë dhe të dytë në pingpong
SPORT

Filluan garat ekipore edhe në ligen e parë dhe të dytë në pingpong

22 orë më parë
Sergio Perez triumfon në Grand Prixin e Arabisë
SPORT

Sergio Perez triumfon në Grand Prixin e Arabisë

23 orë më parë
Peja me fitore të madhe ndaj Trepçës
SPORT

Peja me fitore të madhe ndaj Trepçës

24 orë më parë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar kundër Barcelonës
SPORT

Real Madridi publikon formacionin zyrtar kundër Barcelonës

1 ditë më parë
Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini
RAJONI & BOTA

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

20 Mars, 2023

Kosova.info - Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini उसके घुटनों पर गर्म milf और मुर्गा...

Read more
Albin Kurti

Kurti: Derisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv

20 Mars, 2023
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

20 Mars, 2023
Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian më 18 prill pritet të votojë për liberalizimin e vizave për kosovarët

20 Mars, 2023
Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.